- All
- Aktivitete
- Event
Shkolla profesionale vijon takimet me nxenesit e klasave te 10-ta ne gjimnazet e pergjithshme
Shkolla profesionale “Beqir Çela” vijon takimet me nxënës të klasave të 10-ta në gjimnazet e përgjithshme për ti orientuar drejt arsimit profesional dhe zanateve. Shkolla “Beqir Çela” me ofertën e saj mësimore: TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI SHERBIME MJETESH TRANSPORTI ELEKTROTEKNIKE TERMOHIDRAULIK MEKANIK është gjithëpërfshirëse dhe mjaft e kërkuar nga tregu I punës. #ZgjidhShkollënProfesionaleBeqirÇela #ZgjidhZanatin #ZgjidhPërNjëTëArdhmeMëTëMirë
Festat e 28 dhe 29 Nëntorit
Në kuadër të 28 dhe 29 nëntorit, nxënës dhe mësues të shkollës organizuan aktivitete festive , duke kujtuar me respekt dhe mirënjohje ardhetarët që kontribuan në themelimin dhe çlirimin e shtetit të pavarur Shqiptar! Shkolla profesionale” Beqir Çela ” ju uron gëzuar “Ditën e Flamurit” dhe “Ditën e Çlirimit” gjithë Shqipëtarëve ! #UnëZgjedhArsiminProfesional #Unëzgjedhshkollënprofesionalebeqirçela #unëzgjedhpërnjëtëardhmemëtëmirë
Vijon aktiviteti i “Fundjavës së Aftësive”.
Mes natyrës së mrekullueshme të qytetit të Durrësit këtë fundjavë vijuan aktivitetet e “Fundjavës së Aftësive”. Me dëshirën,kreativitetin, motivimin për të identifikuar aftësitë e komunikimit dhe ndërveprimit midis shkollave profesionale. Fuqia e fjalës dhe mesazhi që përcjell secili prej nesh,ndikon në rritjen e ndërveprimit,socializimit dhe bashkëpunimit duke u bërë më të aftë për të jetën […]
Aktiviteti “Ditet e Shkembimit”
Një ditë e veçantë në shkollën tonë me aktivitetin ”Ditët e Shkëmbimit” . Aktiviteti ishte mundësia më e mirë për nxënësit e klasave të IX-ta për të njohur më mirë arsimin profesional dhe shkollën “Beqir Çela” me pesë drejtimet mësimore të saj. Nxënësit e klasës së IX-të eksploruan dhe u aktivizuan në punë konkrete në […]
Njësia Kombëtare e Ozonit organizoi trajnimin me nxenesit e drejtimit Elektroteknik
Në ambjentet e praktikave profesionale, Njësia Kombëtare e Ozonit organizoi trajnimin me nxënësit e drejtimit Elektroteknik, me tematikë “Alternativat e reja të përdorimit të gazrave në sistemin e ftohjes dhe ajrit të kondicionuar “. Në zbatim te “Amendamentit Kigali” nxënësit maturantë u informuan rreth risive dhe avantazheve që paraqet kjo teknologji. Gjithashtu ata demostruan njohuritë […]
Mbledhja me stafin pedagogjik dhe takimi me prinderit
Ditën e mërkurë datë 22.11.2023 në ambjentet e shkollës u zhvillua mbledhja me stafin pedagogjik dhe takimi me prindër. Gjatë analizës dy mujore u diskutuan situatat e frekuentimit dhe cilësisë së nxënësve si dhe pritshmëritë në vijim. Në takimin me prindër, mësuesit kujdestarë i informuan për ecurinë e fëmijëve të tyre në mësime dhe në […]
Me Moton Zgjidh Zanatin
Me moton #ZgjidhZanatin, Shkolla profesionale “Beqir Çela” vijon të zhvillojë takime me drejtues të Zva,shkollave të mesme të përgjithshme,nxënës të klasave te 10-ta dhe prindërit e tyre. Këto takime organizohen për sensibilizimin dhe orientimin e nxënësve të klasave të 10-ta drejt arsimit profesional. #ZgjidhZanatin #ZgjidhShkollënProfesionaleBeqirÇela #ZgjidhTikShmtElektroteknikëTermohidraulikëMekanik
Aktivitet sensibilizues dhe ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës
Aktivitet sensibilizues dhe ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës, mbi fenomenin, llojet,pasojat e bullizmit si dhe mënyrat e paranadalimit. Gjatë bisedimevenxënësit sollën shëmbuj të fenomenit të bullizmit si dhe përcollën mesazhe ndërgjësuese. Për këtë aktivitet ata përgatitën një ekspozitë me piktura, nëpërmjet të cilës shprehën mesazhet e tyre kundër fenomenit të bullizmit. #UnëZgjedhArsiminProfesional #Unëzgjedhshkollënprofesionalebeqirçela #unëzgjedhpërnjëtëardhmemëtëmirë
Aktivitete per rritjen e pjesmarrjes se te rinjve ne Arsimin Profesional
Këto aktivitete shërbejnë për rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në arsimin profesional. Angazhimi i tyre gjatë viteve të shkollimit dhe punësimit janë prioritete të “Strategjisë kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” dhe një nga objektivat strategjike te Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Nxënësit e viteve të para ishin në fokus të këtij aktiviteti, ku […]
Takim me drejtuesin e gjimnazeve te Durresit dhe Kavajes
Në takime me drejtues të gjimnazeve të Durrësit dhe Kavajës për të diskutuar rreth orientimit të nxënësve të klasave të 10-ta drejt arsimit profesional, duke zgjedhur mes pesë drejtimeve mësimore që ofron shkolla profesionale “Beqir Çela “. Eja edhe ti drejt arsimit profesional, garanto të ardhmen tende!
Senati i shkolles vazhdoi takimin e radhes duke u fokusuar ne tematika te ndryshme.
Senati i shkollës zhvilloi takimin e radhës duke u fokusuar në tematika të tilla si: Projektet, aktivitetet, marketingu dhe orientimi në karrierë! Senatorët diskutuan rreth këtyre temave dhe shprehën mendimet e tyre gjatë bashkëbisedimit me koordinatorët e Njësisë së Zhvillimit; Floriana Stefani koordinatore e Orientimit në Karrierë, Markelian Laho koordinator i Projekteve, Banush Dollani koordinator […]
Bashkëpunimi shkollë-biznes është suksesi ynë I vazhdueshëm.
Bashkëpunimi shkollëbiznes është suksesi ynë I vazhdueshëm! Nxënësit e drejtimit TIK gjatë kryerjes së praktikave mësimore në biznesetë ndryshme të qytetit të Durrësit dhe në shkollë. Investohemi ç’do ditë për forcimin e marrëdhënieve me bizneset e rajonit, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e aftësive dhe cilësisë profesionale të nxënësve tanë! #UnëZgjedhArsiminProfesional #Unëzgjedhshkollënprofesionalebeqirçela #unëzgjedhpërnjëtëardhmemëtëmirë
“Tetori,muaji i Letërsisë”
“Tetori,muaji i Letërsisë” mblodhi edhe këtë vit në një aktivitet letrar në mjediset e shkollës, mësues dhe nxënës! Koordinatorja e bibliotekës së shkollës, në bashkëpunim me mësues të letërsisë dhe nxënës të klasave të ndryshme, organizoi dhe zhvilloi këtë aktivitet letrar. Nxënësit u paraqitën me prezantimet e tyre në: poezi, prozë, pikturë e punime me […]
Fundjava e Aftësive” tashmë një traditë për shkollën tonë.
“Fundjava e Aftësive” tashmë një traditë për shkollën tonë ,startoi sërish. Nxënesit e viteve të para u bënë sëbashku për të eksploruar qyetetin e Tiranës si destinacion turistik. Në këtë vizitë u përfshinë monumente kulturore dhe natyrore. Nxënësit vizituan Sheshin Skënderbej ,tunelin nëntokësor “Bunkart” dhe Piramidën e së ardhmes TUMO -TIRANA , ku ndërthuret teknologjia,arti […]
Tetori Muaji Roze.
Tetori Rozë, Muaji I ndërgjegjësimt për luftën kundër kancerit të gjirit. Diagnostikimi i hershëm dhe kontrolli periodik janë të vetmet mënyra për të fituar betejën me kancerin e gjirit . Pjesë e kësaj fushate ishin nxënësit, mësuesit, shërbimi psiko-social dhe specialistë të Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor,Durrës. Duaje veten! Kontrollohu në kohë! #tetoriroze #mamografifalas #kontrollohudheti […]
Zhvillohet mbledhja e keshillit te Prinderve.
Ditën e martë datë 24.10.2023 u zhvillua mbledhja e Këshillit të prindërve të shkollës “Beqir Çela”. Në këtë mbledhje u bë konstituimi i këtij organizmi, ku u zgjodhën kryetari,nënkryetari dhe sekretari. Gjatë takimit këshilli i prindërve u njoh nga drejtori i shkollës me rregulloret, zhvillimet dhe ecurinë e deritanishme të shkollës. Gjithashtu u zhvillua bashkëbisedim […]
Në kuadër të javës së praktikave profesionale dhe panairit Automotive Fair Albania II
Në kuadër të javës së praktikave profesionale dhe panairit Automotive Fair Albania II,nxënësit e klasave të 13-ta modifikuan, riparuan dhe testuan makinën e ndërtuar në shkollë. Makina e quajtur “SPEEDING LEGENDS ” do të prezantohet në panair gjatë datave 26-29 tetor në pallatin e kongreseve. Përgatitja profesionale pasqyrohet në përgatitjen e projekteve dhe produkteve nga […]
Ne ambjentin e shkolles u organizua nje aktivitet sensibilizues m
me temë “Trafikimi i qenieve njërzore, një sfidë e përbashkët”. Në ambjentet e shkollës u organizua një aktivitet sensibilizues, me temë “Trafikimi i qenieve njërzore, një sfidë e përbashkët”. Ky aktivitet u realizua nga koordinatoria qeverisë së nxënësve dhe shërbimi psiko-social i shkollës në bashkëpunim me “Qëndrën Komunitare Multifunksionale Rrashbull”. Takimi shfaqi interes tek nxënësit […]
Nxenesit zhvilluan nje vizite studimore ne nen stacionin elektrik te shkozetit.
Në kuadër të javës së praktikave profesionale, nxënësit e klasave të 11-ta të drejtimit Elektroteknik ditën e djeshme zhvilluan një viizitë studimore në nën stacionin elektrik të shkozetit. Kjo vizitë konsistoi në njohjen nga afër të nxënësve me transformimin dhe sistemin e transmetimit të energjisë elektrike për qytetet Durrës, Shijak dhe Kavajë. Nxënësit u shoqëruan […]
Zhvillimi i mbledhjes se pare te Qeverise se nxenesve te shkolles.
Javën e shkuar (datë 17 tetor) u zhvillua mbledhja e parē e Qeverisë së nxënësve të shkollës “Beqir Çela”. Nē këtë takim u prezantuan senatorēt e klasave si dhe u njohën me rregulloren e Qeverisë së nxënësve. Gjithashtu u zhvilluan zgjedhjet për presidentin dhe bordin drejtues të Senatit të shkollës! Ju urojmë suksese në angazhimin […]
Në ditën botërore të Shëndetit mendor, nxënësit organizuan aktivitete sensibilizuese
Në ditën botërore të Shëndetit mendor datë 10 tetor, shërbimi psiko-social i shkollës në bashkëpunim me qeverinë e nxënësve organizuan aktivitete sensibilizuese. U dhanë mesazhe lidhur me shëndetin mendor, promovimin e shëndetit mendor pozitiv, duke u kujtuar se shendeti mendor eshte po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik. Kujdesi ndaj tij është një një nga […]
Takim me stafin pedagogjik te shkolles.
Takim me stafin pedagogjik të shkollës për të diskutuar mbi fillimin e vitit shkollor 2023-2024! Gjatë diskutimeve u evidentuan: Regjistrimet në klasë të 10-të. Ndarja e tyre sipas drejtimeve. Zgjedhja e këshillit të klasës. Zgjedhja e senatit të shkollës. Zgjedhja e këshillit të prindërve të klasës. Zgjedhja e këshillit të prindërve të shkollës. Testimi I […]
Workshop i organizuar për konsultimin dhe hartimin e planit afatmesëm (strategjik) të shkollës
Workshop i organizuar për konsultimin dhe hartimin e planit afatmesëm (strategjik) të shkollës profesionale “Beqir Çela”. Ky workshop u organizua nga shkolla profesionale “Beqir Çela” dhe GIZ, Tiranё, me pjesëmarrjen institucioneve vendore,bizneseve dhe partnerëve të shkollës. Qëllimi i këtij takimi ishte: Konsultimi dhe përmirësimi i planit afatmesëm (strategjik). Përcaktimi i prioriteteve dhe objektivave për ta […]
Vijuam me trajnimet per “Zbatimin e Sistemit të Parandalimit të Hershëm” në shkollat profesionale.
Këtë fillim viti te ri shkollor vijuan trajnimet për “Zbatimin e Sistemit të Parandalimit të Hershëm” në shkollat profesionale. Qëllimi I takimit Ishte hartimi I një plani dhe zbatimi I një strategjie gjithpërfshirëse për parandalimin e hershëm të braktisjes së shkollës nga nxënësit. Gjatë këtij takimi u krijua ekipi I punës I cili do të […]
Organizimi i praktikave profesionale ne biznes.
Në funksion të proçesit mësimor dhe organizimit të praktikave profesionale në biznes,shkolla profesionale “Beqir Çela ” nënëshkroi memorandum bashkëpunimi me kompaninë Periso shpk. Kjo kompani projekton dhe prodhon sisteme elektronike, ndërton hardware dhe software kryesisht në fushën e mjekësisë. Proceset e punës përfshijnë kryerjen e testimit, montimit dhe projektimit të pajisjeve elektronike. Nxënësit tanë morën […]
Zhvillohet takimi i pare me përfaqësues nga Albanian University.
Sot në ambientet e Shkollës profesionale “Beqir Çela”u zhvillua takimi i pare zyrtar me përfaqësues nga Albanian University, në kuadër të projektit GIZ ,ProSEED dhe EU4I ku jemi shpallur fitues, që zyrtarisht e nisim sot këtë bashkëpunim! Shpresojmë që ky bashkëpunim të konkretizohet me rezultate sa me të mira dhe të hapë dimensione të reja […]
Nder dhe privilegj që në shkollën profesionale,”Beqir Çela” çelim sot vitin e ri shkollor 2023-2024!
Nder dhe privilegj që në shkollën profesionale “Beqir Çela” të çelim sot vitin e ri shkollor 2023-2024! Ju urojmë nxënësve, stafit, prindërve dhe komunitetit pjesë e shkollës “Beqir Çela” suksese, arritje dhe rezultate tê larta për këtë vit shkollor. Një urim i veçantë i adresohet nxënësve të klasave të dhjeta të cilët ulen për herë […]
Gjatë mbledhjes përpara çeljes së vitit të ri shkollor.
Gjatë mbledhjes përpara çeljes së vitit të ri shkollor 2023-2024! Në këtê takim të drejtorisë dhe stafit pedagogjik u konstituan organizmat e brëndshme të shkollës,prezantimi I analizës vjetore(Sesioni I dytë),njohja me proçresin e optimizimit,udhëzimet e ndryshme, si dhe përcaktimi I detyrave për këtë vit të ri shkollor! Shkolla profesionale “Beqir Çela” ju uron suksese dhe […]
Ç’do gjë e bërë me kujdes dhe në vëndin e vet, për çeljen e vitit të ri shkollor
Tashmë jemi gati…! Ç’do gjë e bërë me kujdes dhe në vëndin e vet për çeljen e vitit të ri shkollor 2023-2024! Drejtoria e shkollës është angazhuar maksimalisht për të siguruar ambjente të pastra dhe të sigurta për nxënësit dhe stafin e shkollës për ditën e parë të shkollës të hënë datë 11.09.2023. Suksese dhe […]
Takimi i bordit te shkolles.
Ditën e enjte datë 03.08.2023 u zhvillua takimi I parë I Bordit të shkollës,ku u zgjodh edhe kryetari I ri. I urojmë suksese anëtarëve të Bordit në rrugëtimin e tyre 4-vjeçar. Kënaqësi e veçantë që kryetari I sapo zgjedhur z.Orest Çelo ka qënë ish nxënës i shkollës “Beqir Çela”,tani në rolin e biznesmenit të suksesshëm […]
Ne ambjentet e shkolles u realizua shperndarja e deftesave.
Sot në ambjentet e shkollës u realizua shpërndarja e diplomave, suplementeve,certifikatave dhe dëftesave, ku me entuziazmin e tyre nxënësit rikthyen edhe njëherë atmosferën dhe gjallërinë në shkollë. Nxënësve ju urojmë suksese për vitin e ardhshëm shkollor, ndërsa maturantëve arritjen e objektivave për vazhdimin e studimeve të larta apo në rrugën e bukur të profesionit! #UnëZgjedhArsiminProfesional […]
Zhvillohen analizat e punes vjetore per sesionin e pare.
Në përfundim të vitit shkollor 2022-2023,ditën e sotme zhvilluam analizën e punës vjetore për sesionin e parë duke nxjerrë në pah sukseset,arritjet,mos arritjet, mundësitë dhe prioritetet e shkollës. Përgjegjesit e departamenteve prezantuan para stafit analizën e punës për secilin departament. Drejtori I shkollës bëri një përmbledhje te punës së kryer nga shtatori në qershor,duke evidentuar […]
Shkolla “Beqir Çela” zhvillon takimin e rrathes
Drejtoria e shkollës së bashku me përgjegjësit e departamenteve, ekspertët vëndas e të huaj,në funksion të projektit të mbështetur nga GIZ zhvilluan takimin e radhës në ambjentet e shkollës “Beqir Çela”. Në këtë bashkëbisedim u detajuan kërkesat për ndërtimin e laboratorëve të praktikës profesionale dhe pajisjen e tyre me mjetet dhe teknologjinë moderne e cila […]
Vazhduan provimet e maturës shtetërore 2022-2023.
Maturantët vazhduan sot provimet e maturës shtetërore 2022-2023. Provimi I radhës ishte Gjuhë-Letërsi për sesionin e parë të vitit 2022-2023. Suksese maturantëve, me rezultate sa më të larta! #UnëZgjedhArsiminProfesional #Unëzgjedhshkollënprofesionalebeqirçela #unëzgjedhpërnjëtëardhmemëtëmirë
Provimi i teorisë profesionale të drejtimeve SHMT, Elektroteknik, Termohidraulik, Mekanik, TIK
Zhvilluam sot me nxënësit e klasave të 11-ta (niveli i parë ) të drejtimeve SHMT, Elektroteknik, Termohidraulik, Mekanike dhe TIK provimin e teorisë profesionale. Suksese të mëtejshme nxënësve! #UnëZgjedhArsiminProfesional #Unëzgjedhshkollënprofesionalebeqirçela #unëzgjedhpërnjëtëardhmemëtëmirë
Maturantët startuan sot provimet e maturës 2023.
Maturantët startuan sot provimet e maturës 2023. Njëkohësisht me provimin e maturës shtetërore (lënda Gjuhë e Huaj) u zhvilluan edhe provimet e nivelit të II-të në praktikë profesionale për të gjitha drejtimet mësimore, për sesionin e parë të vitit 2022-2023. Suksese maturantëve dhe nxënësve të klasave më të ulta, me rezultate sa më të larta! […]
Takim me nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta dhe specialistë të AKU, Durrës.
Në datë 25.05.2023 në ambjentet e shkollës “Beqir Çela” u zhvillua një takim me nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta dhe specialistë të AKU, Durrës. Tematika e këtij takimi ishte informimi dhe këshillimi I nxënësve mbi elementët kryesorë të sigurisë ushqimore, nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Drejtoria e Qarkut Durrës ,AKU. Gjatë takimit u […]
Mes natyrës së mrekullueshme në Pezë
Mes natyrës së mrekullueshme në Pezë organizuam veprimtaritë sportive dhe argëtuese, që kanë në fokus aftësitë e komunikimit dhe ndërveprimit duke bërë bashkë të dyja shkollat profesionale të Durrësit. “Njohja e fuqisë së komunikimit dhe ndërveprimit” është kryefjala e këtyre aktiviteteve të nxënësve tanë. #Bashkohu edhe ti me ne! #Komuniko,ndërvepro! #UnëZgjedhArsiminProfesional #Unëzgjedhshkollënprofesionalebeqirçela #unëzgjedhpërnjëtëardhmemëtëmirë
Bashkpunimi me GIZ
Gjatë javës drejtoria e shkollës zhvilloi disa takime me ekspertë vëndas dhe të huaj në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimin me GIZ, për rishikim e planit strategjik, investimet, projektet dhe zhvillimin e institucionit. Ç’do ditë e më shumë më pranë krijimit të kampusit të arsimit profesional. #UnëZgjedhArsiminProfesional #Unëzgjedhshkollënprofesionalebeqirçela #unëzgjedhpërnjëtëardhmemëtëmirë
Provimet e nivelit të III-të për të gjitha drejtimet
Startuam sot me provimet e nivelit të III-të për të gjitha drejtimet mësimore të shkollës. Nxënësve maturantë ju urojmë suksese dhe rezultate të larta në provime. #UnëZgjedhArsiminProfesional #Unëzgjedhshkollënprofesionalebeqirçela #unëzgjedhpërnjëtëardhmemëtëmirë
“Pjesë të të njëjtit mozaik”projekti i shkollë
“Pjesë të të njëjtit mozaik” është projekti i shkollës tonë në programin SuperSchools të RYCO-s. Vizita e parë ishte në qytetin Kragujevac, Serbi ku grupi jonë prej 10 nxënes dhe 2 mësues u priten nga shkolla Srednjoj Strucnoj Skoli. Gjatë një javë nxënësit morën pjesë në aktivite dypalëshe ku objektivi kryesor ishte të ndanim me […]
“Beqir Cela” e vizituar nga Shkolla “Vasil Ziu” Durres
Në vijim të punës për orientimin në karrierë të nxënësve, fushatës së promovimit dhe ditëve të hapura, shkollën “Beqir Çela” e vizituan nxënësit e klasës së 9-të të shkollës “Vasil Ziu” Durrës. Nxënësit u njohën me drejtimet mësimore, infrastrukturën, organizimin, arritjet dhe historikun e shkollës “Beqir Çela”. Orientimi drejt Arsimit Profesional ishte kryefjala e vizitës […]
“Beqir Cela” e vizituar nga Shkolla “Jub” Durres
Në vijim të punës për orientimin në karrierë të nxënësve, fushatës së promovimit dhe ditëve të hapura, shkollën “Beqir Çela” e vizituan nxënësit e klasës së 9-të të shkollës “Jub” Durrës. Nxënësit u njohën me drejtimet mësimore, infrastrukturën, organizimin, arritjet dhe historikun e shkollës “Beqir Çela”. Orientimi drejt Arsimit Profesional ishte kryefjala e vizitës së […]
Sport,Garë dhe Argëtim!
Jo vetëm mësim! Sport,garë dhe argëtim! U zhvillua me sukses Kampionati i volejbollit të shkollës, ku garuan të gjitha klasat me ekipet e tyre përfaqësuese. Gara u karakterizua nga një luftë e fortë sportive dhe emocionuese mes ekipeve pjesëmarrëse, ku në fund te rrugëtimit arritën klasa 4A3 dhe 4A2. Duke ju uruar suksese gjithë ekipeve […]
“Beqir Çela” organizoi në ambientet e saj një ekspozitë me punimet e nxënësve
Në kuadër të promovimit dhe ditëve të hapura Shkolla e Mesme Profesionale “Beqir Çela” organizoi në ambientet e saj një ekspozitë me punimet e nxënësve ndër vite. Ky aktivitet synon të sensibilizojë dhe të orientojë nxënësit e klasave të nënta dhe prindërve e tyre, për të zgjedhur arsimin profesional dhe shkollën Beqir Çela. Entuziazmi i […]
Vizita ne Universitetin Polis
Në kuadër të orientimit në karrierë e maturantët vizituan Universitetin Polis. Ata u njohën me dy ciklet profesionale të integruara si ajo e Eficencës së Energjisë (EE) dhe e Mirëmbatjes së Rrjeteve Kompjuterike (MRK). Nxënësit vizituan laboratorët dhe ambjentet e Universitetit si dhe morën një cikël leksionesh nga pedagogët e këtij institucioni. Bëj zgjedhjen tënde! […]
Ideojmë dhe ndërtojmë projekte konkrete në repartet e shkollës.
Jo vetëm zhvillojmë kurrikulën mësimore por ideojmë dhe ndërtojmë projekte konkrete në repartet e shkollës . Në repartin e Termohidraulikës me mësues Dorian Myftari & Dorian Kamenica çdo ditë nxënësit angazhohen në projekte të reja . Përvetësojmë profesionin për t’u bërë specialistë të mirë dhe të suksesshëm ! #UnëZgjedhArsiminProfesional #Unëzgjedhshkollënprofesionalebeqirçela #unëzgjedhpërnjëtëardhmemëtëmirë
Në vijim të punës për orientimin në karrierë
Në vijim të punës për orientimin në karrierë të nxënësve, fushatës së promovimit dhe ditëve të hapura, shkollën “Beqir Çela” e vizituan nxënësit e klasës së 9-të të shkollës “Eftali Koçi” Durrës. Nxënësit u njohën me drejtimet mësimore, infrastrukturën, organizimin, arritjet dhe historikun e shkollës “Beqir Çela”. Orientimi drejt Arsimit Profesional ishte kryefjala e vizitës […]
Konkurs midis klasave
Tradita vazhdon! Departamenti i TIK çdo vit organizon konkurs mes klasave për njohuritë teoriko-praktike në fushën e teknologjisë së informacionit. Sot gara u zhvillua midis klasave 2TIK1 dhe 2TIK2, me skuadrat e tyre përfaqësuese. Në bazë të njohurive të shfaqura,bashkëpunimit, shkathtësisë ekipore dhe garës së fortë mes tyre në përfundim shpallet fituese klasa 2TIK2. Suksese […]
Vlerësimet paraprake për përgatitjen e provimeve të maturës shtetërore 2023
Ditën e hënë në ambjentet e shkollës u zhvillua testi i gjuhës Shqipe për maturantët, si formë e njohjes dhe vlerësimit paraprak për përgatitjen e provimeve të maturës shtetërore 2023! Suksese maturantëve! #UnëZgjedhArsiminProfesional #Unëzgjedhshkollënprofesionalebeqirçela #unëzgjedhpërnjëtëardhmemëtëmirë
Nxënësit e përfshirë në projektin “Fundjava e Aftësive”
Nxënësit e përfshirë në projektin “Fundjava e Aftësive”, me dëshirën, kreativitetin dhe motivin për të zhvilluar idetë e tyre, këtë fundjavë ju përkushtuan teknologjisë dhe inovacionit. Në fokus ishte kërkimi dhe mbledhja e informacioneve në internet për atraksionet turistike të vizituara gjatë projektit. Gjithashtu u realizua përgatitja e materialeve në Word dhe Power Point. Eja […]
Takimi me ekspertët kombëtarë për mbështetjen e shkollës nga GIZ.
Ditën e enjte datë 20/04/2023 në ambjentet e shkollës “Beqir Çela” u zhvillua takimi me ekspertët kombëtarë për mbështetjen e shkollës nga GIZ. Gjatë këtij takimi znj.Mirela Andoni sëbashku me ekipin e saj ofruan eksperiencën dhe suportin e tyre për planifikimin dhe aplikimin në projekte të ndryshme. Gjithashtu në këtë takim u dakordësua ngritja e […]
“Beqir Çela” e vizituar nga nxënësit e klasës së 9-të shkollës “Gjergj Fishta” Tiranë.
Në vijim të punës për orientimin në karrierë të nxënësve, fushatës së promovimit dhe ditëve të hapura, shkollën “Beqir Çela” e vizituan nxënësit e klasës së 9-të të shkollës “Gjergj Fishta” Tiranë. Nxënësit u njohën me drejtimet mësimore, infrastrukturën, organizimin, arritjet dhe historikun e shkollës “Beqir Çela”. Orientimi drejt Arsimit Profesional ishte kryefjala e vizitës […]
Drejtoria e shkollës organizoi mbledhje pune me stafin pedagogjik.
Drejtoria e shkollës ditën e merkurë datë 19 Prill organizoi mbledhje pune me stafin pedagogjik. Gjatë këtij takimi u analizua puna e gjashtëmujorit (shtator 2022-prill 2023),duke pasqyruar rezultatet e arritura deri tani. Mësuesit kujdestarë dhe mësuesit e lëndëve prezantuan situatën e nxënësve (përparim, frekuentim dhe aspekte sociale), si dhe sfidat që përballen në punën e […]
Veprimtaritë që kanë në fokus aftësitë “TIK” të ndërthurura me aftësitë gjuhësore.
Vazhdojmë me veprimtaritë që kanë në fokus aftësitë “TIK” të ndërthurura me aftësitë gjuhësore. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që të zhvillojmë kreativitetin dhe aftësitë digjitale, të lundrojmë në rrjetet sociale. Nxënësit si protagonistë të kësaj nisme zhvilluan në laboratorët e shkollës ushtrime praktike, ku krijuan një komunitet online duke ndërvepruar me njëri -tjetrin. Krijuan […]
Nxënësit e shkollës “Beqir Çela” pjesë e Programit Kombëtar.
Nxënësit e shkollës “Beqir Çela” përpos aftësive profesionale që marrin sipas drejtimeve mësimore, shprehin aftësitë e tyre edhe në fusha të tjera. Së fundmi nxënësit janë bërë pjesë e Programit Kombëtar, Art,Zeje,Sport, duke shfaqur aftësitë e tyre në pikturë. Një pjesë e këtyre punimeve janë ekspozuar në ambjentet e shkollës për nxënësit dhe stafin. Suksese […]
Sërish me fundjavën e Aftësive!
Sërish me fundjavën e Aftësive! Destinacioni i radhës ishte Kalaja e Bashtovës, një nga monumentet e trashëgimisë kulturore. Nxënësit u njohën me historinë dhe arkitekturën e kalasë. Ata u shprehën për zhvillimin e qëndrueshëm turistik, duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit dhe monumenteve. Përpos njohjes me historinë, nxënësit zhvilluan aktiviteteve me bicikletë si dhe u […]
Specialistët e MZSH në ambjentet e shkollës”Beqir Çela”
Me mbështjen e specialistëve të MZSH Durrës, në ambjentet e shkollës”Beqir Çela” u zhvillua trajnimi me stafin mësimor dhe ndihmës për mbrojtjen nga zjarri. Oficeri I MZSH e vuri theksin tek reagimi I shpejtë, përdorimi I fikseve të zjarrit dhe hidranteve, ruajtja e qetësisë dhe ndjekja e shënjave orientuese për të dalë jashtë godinës. #UnëZgjedhArsiminProfesional […]
Nxënësit e drejtimit Mekanik, gjatë zhvillimit të praktikave në Biznes.
Nxënësit e drejtimit Mekanik, klasa e 11-të gjatë zhvillimit të praktikave në Biznes. Të shoqëruar nga koordinatori I Marrëdhenieve me Biznesin dhe nga përfaqësuesi ligjor I Kompanisë, nxënësit u njohën me ambjentet dhe proçesin e punës që do ndjekin gjatë ditëve që janë në mësimin praktik në biznes Bashkëpunimi shkollë-biznes është suksesi ynë i vazhdueshëm! […]
Shkolla e Mesme Profesionale “Beqir Çela” vazhdon fushatën e promovimit në shkollat 9-vjecare
Shkolla e Mesme Profesionale “Beqir Çela” vazhdon fushatën e promovimit në shkollat 9-vjecare, duke orientuar nxënësit e klasave të IX-ta drejt arsimit profesional. Drejtimet mësimore që shkolla “Beqir Çela” ofron: SHMT, Termohidraulik, Elektroteknik,TIK, Mekanik, përmbushin më së miri kërkesat dhe prioritetet e këtyre nxënësve për të hedhur hapat e sigurt drejt së ardhmes. Sot u […]
Kampionati i futbollit
Jo vetëm mësim! Sport,garë dhe argëtim! U zhvillua me sukses Kampionati i futbollit të shkollës, ku garuan të gjitha klasat me ekipet e tyre përfaqësuese. Gara u karakterizua nga një luftë e fortë sportive dhe emocionuese mes ekipeve pjesëmarrëse, ku në fund te rrugëtimit arritën klasa 4A3 dhe 2A5. Duke ju uruar suksese gjithë ekipeve […]
Shkolla e Mesme Profesionale “Beqir Çela” vazhdon fushatën e promovimit në shkollat 9-vjecare
Shkolla e Mesme Profesionale “Beqir Çela” vazhdon fushatën e promovimit në shkollat 9-vjecare, duke orientuar nxënësit e klasave të IX-ta drejt arsimit profesional. Drejtimet mësimore që shkolla “Beqir Çela” ofron: SHMT, Termohidraulik, Elektroteknik,TIK, Mekanik, përmbushin më së miri kërkesat dhe prioritetet e këtyre nxënësve për të hedhur hapat e sigurt drejt së ardhmes. Sot u […]
Fushata e promovimit në shkollat 9-Vjeçare!
Shkolla e Mesme Profesionale “Beqir Çela” vazhdon fushatën e promovimit në shkollat 9-vjecare, duke orientuar nxënësit e klasave të IX-ta drejt arsimit profesional. Drejtimet mësimore që shkolla “Beqir Çela” ofron: SHMT, Termohidraulik, Elektroteknik,TIK, Mekanik, përmbushin më së miri kërkesat dhe prioritetet e këtyre nxënësve për të hedhur hapat e sigurt drejt së ardhmes. Sot u […]
Orientimi në karrierë dhe ditët e hapura në shkollë!
Në vijim të punës për orientimin në karrierë të nxënësve, fushatës së promovimit dhe ditëve të hapura, shkollën “Beqir Çela” e vizituan nxënësit e klasës së 9-të të shkollës “Kol Jakova”. Nxënësit u njohën me drejtimet mësimore, infrastrukturën, organizimin, arritjet dhe historikun e shkollës “Beqir Çela”. Orientimi drejt Arsimit Profesional ishte kryefjala e vizitës së […]
Kursi Aftësim Digjital!
Në bashkëpunim me Qëndrën e Formimit Profesional Durrës, mundësuam zhvillimin e kursit “Aftësimi Digjital”. Në këtë kurs morën pjesë 14 nxënës maturantë të cilët në përfundim të tij u çertifikuan me sukses për nivelin bazë të njohurive digjitale. Së shpejti do të mundësojmë trajnimin e të gjithë maturantëve në kursin e Aftësive Digjitale”. Suksese
Fushata e promovimit në shkollat 9-Vjeçare!
Shkolla e Mesme Profesionale “Beqir Çela” ka startuar fushatën e promovimit në shkollat 9-vjecare, duke orientuar nxënësit e klasave të IX-ta drejt arsimit profesional. Drejtimet mësimore që shkolla “Beqir Çela” ofron: SHMT, Termohidraulik, Elektroteknik,TIK, Mekanik, përmbushin më së miri kërkesat dhe prioritetet e këtyre nxënësve për të hedhur hapat e sigurt drejt së ardhmes. Sot […]
Qëndro në shkollë!
Misioni vazhdon…! Aktivitetet më argëtuese, gjithpërfshirëse dhe emocionuese janë vetëm në “Fundjavat e Aftësive”. Identifikimi i aftesive personale dhe atributeve bashkoi nxënësit e shkollës tonë me nxënësit e shkollës “Hysen Çela”. Nxënësit u angazhuan në bashkëbisedim dhe lojra të ndryshme, duke ndërthurur tiparet personale dhe aftësitë e bashkëpunimit në grup. Ndihmojmë nxënësit të identifikojnë aftësitë, […]
Bashkëpunimi shkollë-biznes!
Gjatë ditës së sotme Përgjegjësi I Bazës Prodhuese sëbashku me Koordinatorin e Marredhenieve me Biznesin të shoqëruar edhe nga disa nxënës të drejtimit Termohidraulik, vizituan ambjentet e Kompanisë “Sinani”. Përfaqësuesit e shkollës dhe kompanisë “Sinani” diskutuan për bashkëpunimin e mëtejshëm, zhvillimin e praktikave profesionale dhe punësimin e nxënësve të drejtimit Termohidraulik pasi përfundojnë studimet 4-vjeçare […]
Takim sensibilizues për rregullat e qarkullimit rrugor!
Sot Qeveria e nxënësve të shkollës sëbashku me nxënësit e klasave të 13-ta, zhvilluan një takim me specialistë të policisë dhe qarkullimit rrugor. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja, sensibilizimi, masat dhe ndëshkimet që parashikon kodi i qarkullimit rrugor. Ky takim u iniciua nga Qeveria e nxënësve duke marr shkas aksidentet e shumta të ndodhura […]
Ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi !
Për disa ditë në shkollën “Beqir Çela” në bashkëpunimin me Kryqin e Kuq,dega Durrës u realizuan takime sensibilizuese me nxënës për të ndihmuar te prekurit nga tërmeti në Turqi. Gjatë këtyre takimeve Senati I shkollës mblodhi ndihma monetare dhe materiale. Mirënjohje dhe respekt për mbështetjen, ndjeshmërinë dhe humanizmin nga nxënësit dhe stafi i shkollës.
Informimi I nxënësve për kujdesin dentar!
Në bashkëpumin me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Durrës, shkolla “Beqir Çela” realizoi depistimin dhe informimin e nxënësve të shkollës. Nxënësit u informuan për llojet e shërbimeve që mund të përfitojnë pa pagesë nga përfaqësuesja e NJVKSH. Gjithashtu u trajtuan tema të ndjeshme përsa i përket higjenës , funksionit dhe estetikës dentare të përshtatura me […]
Droga dhe alkooli, pasojat e tyre në shëndetin e individit
Në shkollën “Beqir Çela ” u zhvillua një aktivitet sensibilizues me nxënësit për efektet e alkoolit dhe drogës në shëndetin e njeriut. Z.Arben Hushi punonjës i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bashkëbisedoi me nxënësit për këto tema kaq evidente dhe të prekshme në përditshmëri. Gjatë bashkëbisedimit u përcollën mesazhe sensibilizuese, informuese dhe ndërgjegjësuese për nxënësit […]
Qëndro në shkollë!
Projekti “Fundjava e Aftësive” pjesë e programit “Qëndro në Shkollë” mbështetur nga UNICEF dhe AKPA, ndalesën e radhës e kishte pranë ambienteve të shkollës tonë. Një fundjavë informuese dhe gjithpërfshirëse, solli në fokus përvojat dhe perceptimet e nxënësve të arsimit dhe formimit profesional. Në ambientet tona përpos zhvillimit të aftësive profesionale është një mjedis argëtues, […]
Akreditimi i Shkollës
Gjatë vitit 2022 shkolla “Beqir Çela” u angazhua në proçesin e Akreditimit , mbështetur nga Agjensia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve dhe UNDP nëpërmjet “Projektit të Zhvillimit të Aftësive për Punësim (SD4E)”. Nga ky proçes arritën të akreditohen 6 shkollat e para të Arsimit Profesional në Shqipëri, ku shkolla jonë është e vetmja […]
Takim I stafit pedagogjik! Takim me Prindër!
Drejtoria e shkollës organizoi gjatë ditës së merkurë dhe të enjte datë 22-23 shkurt, mbledhje me stafin pedagogjik si dhe takim me prindër, për të diskutuar dhe analizuar punën dhe rezultatet e periudhës shtator-shkurt . Mësuesit kujdestarë dhe mësuesit e lëndëve prezantuan situatën e deritanishme të nxënësve (përparim, frekuentim, rezultate dhe aspekte sociale), gjithashtu informuan […]
Qëndro në shkollë
Në vijim të projektit “Qëndro në shkollë” mbështetur nga UNICEF, ditën e sotme në shkollën “Beqir Çela” mirëpritëm Sociologun e njohur Edmond Dragoti dhe Psikologen Emanuela Ismaili. U zhvilluan pyetësorë me nxënësit dhe fokus grup me mësues dhe psikologen e shkollës. Ky takim u fokusua në bashkëpunimin e ndërsjelltë për sfidat e së ardhmes, për […]
“Të njohim të kaluarën tonë”.
Shkolla jonë nëpërmjet koordinatorit të projekteve, koordinatorit të orientimit në karrierë dhe koordinatorit të marketingut, organizoi një eskursion mësimor në muzeun BUNK’ART 2, Tiranë. Një pjesë e rëndësishme e historisë së vëndit tonë pasqyrohet këtu! Në labirintin nëntokësor “Bunkerin-Muze” nxënësit e profilit informatikë u njohën nga afër me këtë objekt historik, fakte të ndryshme, fotografi, […]
Qëndro në shkollë!
Përshëndetje nga Kampi i Aftesive ! Programi “Qëndro në Shkollë”, destinacioni I radhës ishin mjediset e shkollave profesionale. Eshtë një maratonë kreative, e cila synon të bashkojë nxënësit e shkollës “Beqir Çela” dhe “Hysen Çela” të zhvillojnë tek ata aftësi krijuese dhe zhvilluese. Aktivitete shplodhëse, turizëm dhe udhetime! Ne jo vetëm mësojmë por edhe argëtohemi!
Orët e hapura mësimore!
Në kuadër të planifikimit vjetor dhe trajnimit të brëndshëm të mësuesve, zhvillohen orët e hapura mësimore. Mësuesit përcjellin dhe marrin në mënyrë të ndërsjelltë nga njëri tjetri eksperiencë pozitive në mësimëdhënie. Komunikimi dhe bashkëpunimi me njëri tjetrin rrit më tej cilësinë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Botimi I gazetës së shkollës!
Me iniciativën e nxënësve dhe mësuesve të shkollës u ngrit grupi I punës për botimin e gazetës së shkollës “Beqir Çela”. Në këtë gazetë do të pasqyrohen aktivitetet,proçeset,ngjarjet dhe përditshmëria e shkollës. Grupi I punës vendosi formatin,rubrikat dhe menyrën se si do te botohet gazeta. Faleminderit nxënësve që punuan me përkushtim dhe grupit të mësuesve […]
Trajnim për ofrimin e ndihmës së parë!
Në vazhdim të projektit “Forcimi i Vullnetarizmit në Ndihmën e Parë dhe Përgatitje për Dizastër” mbështetur nga Kryqi i Kuq Austriak (@roteskreuz_at ), me fonde të @austriandev , u zhvillua pranë shkollës “Beqir Çela” trajnimi i radhës i vullnetarëve të ndihmës së parë të avancuar për përgatitjen si skuadër/ekip. Qëllimi i këtij trajnimi është bashkëpunimi […]
Solidarizohemi me popullin Turk dhe Sirian!
Në kujtim të personave që humbën jetën nga tërmeti në Turqi, Siri dhe me shpresën që personat ende të pa gjetur të jënë shëndoshë e mirë, shkolla “Beqir Çela” në shënjë solidariteti ndezi qirinj dhe mbajti një minutë heshtje. Zoti e ndihmoftë popullin Turk dhe Sirian në këto ditë të vështira!
Qëndro në shkollë!
Programi “Qëndro në shkollë” këtë fundjavë kishte destinacionin e rradhës Amfiteatrin e Durrësit. Cilësohet një nga dhjetë amfiteatrot më të bukur të periudhës romake, si dhe një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimise kulturore të vëndit tonë. Motoja e këtij aktiviteti është ”pronovimi i turizmit kulturor të qytetit tonë”. Nxënësit u njohën me vlerat […]
Punë praktike në shkollë!
Jo vetëm zhvillojmë kurrikulën mësimore por ideojmë dhe ndërtojmë projekte konkrete ne repartet e shkollës. Në repartin e saldaturës me mësuese Makbule Dervishi çdo ditë nxënësit angazhohen në projekte të reja . Përvetësojmë profesionin për t’u bërë specialistë të mirë dhe të suksesshëm!
Kampionati I Futbollit!
Në funksion të zhvillimit të aktiviteteve sportive, shkolla “Beqir Çela” organizon kampionatin e futbollit. Në këtë aktivitet janë përfshirë të gjitha klasat e shkollës me Ekipet përkatëse,ku gara sportive dhe fair play evidentohen në çdo ndeshje. Përgëzojmë Ekipet pjesëmarrëse dhe i urojmë suksese më tej Ekipeve fituese!
Orët e hapura mësimore!
Në kuadër të planifikimit vjetor dhe trajnimit të brëndshëm të mësuesve, zhvillohen orët e hapura mësimore. Mësuesit përcjellin dhe marrin në mënyrë të ndërsjelltë nga njëri tjetri eksperiencë pozitive në mësimëdhënie. Komunikimi dhe bashkëpunimi me njëri tjetrin rrit më tej cilësinë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Proçesi i Dezinfektimit!
Kryejmë dezinfektimin e ambjenteve të brëndshme dhe të jashtme të shkollës, për të garantuar një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për nxënësit dhe stafin!
Programi “Qëndro në shkollë”
Programi “Qëndro në shkollë” këtë fundjavë u zhvendos në ambjentet e shkollës “Beqir Çela”, ku u zhvilluan aktivitete me nxënësit e klasave të 10-ta, të shkollës ”Beqir Çela “ dhe “Hysen Çela”. Një fundjavë dedikuar aftësive, argëtimit, komunikimit dhe ndërveprimit mes adoleshentëve në arsimin profesional! U fokusuam në lojra, diskutime, konkurse, qëndrime dhe ballafaqime idesh […]
Prezantimi I Raportit të Vetëvlerësimit!
Prezantuam përpara ekipeve të punës, dhe stafit të shkollës Raportin e Vetëvlerësimit të brëndshëm . Në këtë prezantim të bërë nga ekipi qëndror I vetëvlerësimit, stafi I shkollës u njoh me performancën e kryer për vitin 2021-2022. Theksi u vu në arritjet, mangësitë, mundësitë, vlerësimin dhe sfidat që institucioni ka realizuar dhe çfarë duhet të […]
Treni po Vjen!
Me iniciativë të Hekurudhës Shqipare, pranë shkollës tonë u zhvillua Seancë informuese me mësuesit, për ndërtimin e Hekurudhës së re Durrës-Rinas-Tiranë. Mësuesit informacionin e marrë në këtë seancë do t’a përcjellin më tej tek nxënësit dhe prindërit mbi transportin me të ri hekurudhor, aksesin,lehtësitë,kostot,stacionet, ndalesat, distancat dhe koha e mbërritjes. Zhvillimi I transportit hekurudhor sjell […]
Supershkollat e Rajonit të Ballkanit!
“Supershkollat e Shqipërisë”, është një program shkëmbimi i nxënësve dhe mësuesve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shkolla “Beqir Çela” në bashkëpunim me #RYCO ka arritur marrëveshje partneriteti me shkollën “Secondary Vocational School Kragujevac”, Serbi. Në një aktivitet me pjesëmarrjen e Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit dhe Sportit Znj. Christiane Hohmann Ambasadore e Bashkimit Evropian […]
Takime të drejtorisë së shkollës!
Gjatë kësaj jave drejtoria e shkollës zhvilloi disa takime pune me Njësinë e Zhvillimit, Përgjegjësit e Departmenteve, Ekipin e Vetëvlerësimit dhe Ekipet e zhvillimit të projkteve . Në këto takime u analizua puna e kryer në tremujorin e parë të shkollës dhe u diskutuan detyrat dhe sfidat për periudhën në vazhdim ! Të angazhuar cdo […]
Festojmë së bashku me fëmijët e “Shtëpisë së Foshnjes “
Me rastin e festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, shkolla e mesme profesionale ” Beqir Çela”, festoi sëbashku me fëmijët e “Shtëpisë së Foshnjes” Durrës! Duke uruar që mrekullia e Krishtlindjes, të mbushë zemrën me ngrohtësi dhe dashuri për këta fëmijë. Drita e kësaj dite, hap shpirtrat tanë për t’u bërë një zinxhir i […]
Mjedis I Pastër!
Mbajmë pastër mjedisin që na rrethon, investojmë për një jetë të shëndetshme dhe të sigurt. Jo vetëm kujdesemi për bimët/pemët që kemi por shtojmë edhe të reja, për një ambjent të gjelbër dhe të pastër .
Orët e hapura mësimore!
Në kuadër të planifikimit vjetor dhe trajnimit të brëndshëm të mësuesve, zhvillohen orët e hapura mësimore. Mësuesit përcjellin dhe marrin në mënyrë të ndërsjelltë nga njëri tjetri eksperiencë pozitive në mësimëdhënie. Komunikimi dhe bashkëpunimi me njëri tjetrin rrit më tej cilësinë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Mbledhje e Prindërve!
Ditën e enjte ne ambjentet e shkollës u zhvillua mbledhja me prindër. Mësuesit kujdestarë informuan prindërit për ecurinë e fëmijëve të tyre në mësime dhe në sjellje. Bashkëpunimi shkollë-familje është çelësi i suksesit për arritjet e nxënësve!
Takim I stafit pedagogjik (Analizë shtator-dhjetor)!
Drejtoria e shkollës organizoi gjatë ditës së merkurë dhe të enjte mbledhje me stafin pedagogjik për të analizuar punën e periudhës shtator-dhjetor. Mësuesit kujdestarë dhe të lëndëve prezantuan situatën e deritanishme të nxënësve (përparim, frekuentim, aspekte sociale) dhe sfidat për në vazhdim. Çdo ditë të përkushtuar për rezultate sa më të larta!
Dëgjesë Publike!
Në ambjentet e shkollës u zhvillua Dëgjesa Publike për projektin e ndërtimit të Konviktit! Përfaqësues të UNDP dhe Bashkisë Durrës prezantuan përpara stafit,nxënësve dhe prindërve të shkollës projektin I cili do ti shtohet kampusit të shkollës “Beqir Çela”.
MUAJI I MBJELLJES SË PEMËVE!
Në muajin e mbjelljes së pemëve, nxënësit dhe stafi I shkollës mbollën disa rrënjë pisha të buta në lulishten përbri konviktit! Kontriubo edhe ti! Mbill një pemë! Jepi frymëmarrje qytetit!
Fushatë ndërgjegjësuese për luftën kundër dhunës ndaj grave!
Në mbështetje të “Fushatës ndërgjegjësuese aktivizëm për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave e vajzave” sot në Shkollën e Mesme Profesionale “Beqir Çela”, në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Shoqata Gender,Paqe dhe Siguri, u organizua takim me nxënësit dhe stafin e shkollës. Të rinjtë u njohën me konceptet bazë të dhunës në […]