Shkolla jonë nëpërmjet koordinatorit të projekteve, koordinatorit të orientimit në karrierë dhe koordinatorit të marketingut, organizoi një eskursion mësimor në muzeun BUNK’ART 2, Tiranë.
Një pjesë e rëndësishme e historisë së vëndit tonë pasqyrohet këtu!
Në labirintin nëntokësor “Bunkerin-Muze” nxënësit e profilit informatikë u njohën nga afër me këtë objekt historik, fakte të ndryshme, fotografi, mjete përgjimi apo me sende dhe objekte që tregojnë jetesën gjatë sistemit në Shqiperi (1939-1990).
Të njohim të shkuarën dhe të lëmë gjurmë në të tashmen dhe të ardhmen !