Në vijim të punës për orientimin në karrierë të nxënësve, fushatës së promovimit dhe ditëve të hapura, shkollën “Beqir Çela” e vizituan nxënësit e klasës së 9-të të shkollës “Jub” Durrës.
Nxënësit u njohën me drejtimet mësimore, infrastrukturën, organizimin, arritjet dhe historikun e shkollës “Beqir Çela”.
Orientimi drejt Arsimit Profesional ishte kryefjala e vizitës së nxënësve të klasës së 9-të, ku drejtimet mësimore që ofron shkolla “Beqir Çela” përmbushin më së miri kërkesat dhe objektivat e tyre për të ardhmen .