Projekti “Fundjava e Aftësive” pjesë e programit “Qëndro në Shkollë” mbështetur nga UNICEF dhe AKPA, ndalesën e radhës e kishte pranë ambienteve të shkollës tonë.
Një fundjavë informuese dhe gjithpërfshirëse, solli në fokus përvojat dhe perceptimet e nxënësve të arsimit dhe formimit profesional.
Në ambientet tona përpos zhvillimit të aftësive profesionale është një mjedis argëtues, motivues dhe miqësor për nxënësit.