Gjatë vitit 2022 shkolla “Beqir Çela” u angazhua në proçesin e Akreditimit , mbështetur nga Agjensia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve dhe UNDP nëpërmjet “Projektit të Zhvillimit të Aftësive për Punësim (SD4E)”.
Nga ky proçes arritën të akreditohen 6 shkollat e para të Arsimit Profesional në Shqipëri, ku shkolla jonë është e vetmja e akredituar me 4 Drejtime mësimore dhe 14 Kualifikime profesionale.
Suksesi I atribohet stafit , nxënësve , prindërve dhe partnerëve të shkollës “Beqir Çela”.
Faleminderit dhe suksese në sfidat e ardhshme!