Në datë 25.05.2023 në ambjentet e shkollës “Beqir Çela” u zhvillua një takim me nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta dhe specialistë të AKU, Durrës.
Tematika e këtij takimi ishte informimi dhe këshillimi I nxënësve mbi elementët kryesorë të sigurisë ushqimore, nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Drejtoria e Qarkut Durrës ,AKU.
Gjatë takimit u dhanë disa orientime kryesore si; kontrollo emrin e produktit, kontrollo datën e përdorimit, kontrollo listen e përbërëseve.
Në fund të këtij takimit u ndanë edhe çertifikata për nxënësit si “Ambasadorë të sigurisë ushqimore”.