Festojmë së bashku me fëmijët e “Shtëpisë së Foshnjes “

Me rastin e festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, shkolla e mesme profesionale

” Beqir Çela”, festoi sëbashku me fëmijët e “Shtëpisë së Foshnjes” Durrës!

Duke uruar që mrekullia e Krishtlindjes, të mbushë zemrën me ngrohtësi dhe dashuri për këta fëmijë.

Drita e kësaj dite, hap shpirtrat tanë për t’u bërë një zinxhir i fortë human, ku duart shtrëngojnë njëra-tjetrën,

si në kohë të mira ashtu dhe në të vështira!

Fëmijët janë bijtë e paqes dhe të Zotit!

Gëzuar Krishtlindjet!