Fushata e promovimit në shkollat 9-Vjeçare!

Shkolla e Mesme Profesionale “Beqir Çela” vazhdon fushatën e promovimit në shkollat 9-vjecare, duke orientuar nxënësit e klasave të IX-ta drejt arsimit profesional.

Drejtimet mësimore që shkolla “Beqir Çela” ofron: SHMT, Termohidraulik, Elektroteknik,TIK, Mekanik, përmbushin më së miri kërkesat dhe prioritetet e këtyre nxënësve për të hedhur hapat e sigurt drejt së ardhmes.

Sot u ndalëm në shkollat:

√Zyber Sollaku

√Xhelal Shtufi

√Mustafa Myrteza Kacaci – Krujë

√Zenel Qazim Tepshi – Krujë

√3 Deshmoret – Kavajë

√Rilindja – Kavajë