Gjatë ditës së sotme Përgjegjësi I Bazës Prodhuese sëbashku me Koordinatorin e Marredhenieve me Biznesin të shoqëruar edhe nga disa nxënës të drejtimit Termohidraulik, vizituan ambjentet e Kompanisë “Sinani”.
Përfaqësuesit e shkollës dhe kompanisë “Sinani” diskutuan për bashkëpunimin e mëtejshëm, zhvillimin e praktikave profesionale dhe punësimin e nxënësve të drejtimit Termohidraulik pasi përfundojnë studimet 4-vjeçare në shkollën “Beqir Çela”.
Partneriteti shkollë-biznes është çelësi i suksesit të arritjeve profesionale dhe institucionale.