Në mbështetje të “Fushatës ndërgjegjësuese aktivizëm për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave e vajzave” sot në Shkollën e Mesme Profesionale “Beqir Çela”, në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Shoqata Gender,Paqe dhe Siguri, u organizua takim me nxënësit dhe stafin e shkollës.
Të rinjtë u njohën me konceptet bazë të dhunës në familje, mënyrën e raportimit, detyrat e secilit prej aktorëve të MKR për të mbështetur viktimën e dhunës në raportimin e saj dhe në riintegrimin afatgjatë.
Kjo fushatë ndërgjegjësimi synon edukimin e të rinjve për të qenë raportues, mbështetës të viktimave të dhunës dhe solidarë me aktivistët/et e të drejtave të grave.
Ky aktivitet mbështetet financiarisht nga Qeveria Suedeze nëpërmjet Fondit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.