Drejtoria e shkollës organizoi gjatë ditës së merkurë dhe të enjte datë 22-23 shkurt, mbledhje me stafin pedagogjik si dhe takim me prindër, për të diskutuar dhe analizuar punën dhe rezultatet e periudhës shtator-shkurt .
Mësuesit kujdestarë dhe mësuesit e lëndëve prezantuan situatën e deritanishme të nxënësve (përparim, frekuentim, rezultate dhe aspekte sociale), gjithashtu informuan edhe prindërit për këto arritje.
Nga drejtoria e shkollës u vlerësua puna e kryer për këtë periudhë si dhe u projektuan sfidat për periudhën në vazhdim.
Çdo ditë të përkushtuar për rezultate dhe arritje sa më të larta!