Drejtoria e shkollës ditën e merkurë datë 19 Prill organizoi mbledhje pune me stafin pedagogjik.
Gjatë këtij takimi u analizua puna e gjashtëmujorit (shtator 2022-prill 2023),duke pasqyruar rezultatet e arritura deri tani.
Mësuesit kujdestarë dhe mësuesit e lëndëve prezantuan situatën e nxënësve (përparim, frekuentim dhe aspekte sociale), si dhe sfidat që përballen në punën e përditshme. Gjithashtu u organizua takim me prindër, për të diskutuar dhe analizuar punën dhe rezultatet e periudhës shtator 2022-Prill 2023 .
Prindërit u informuan për arritjet dhe mos arritjet e fëmijëve të tyre.
Nga drejtoria e shkollës u vlerësua puna e kryer dhe rezultatet e arritura për periudhën 6-mujore si dhe u projektuan sfidat për periudhën në vazhdim.
Çdo ditë të përkushtuar për rezultate dhe arritje sa më të larta !