Vazhdojmë me veprimtaritë që kanë në fokus aftësitë “TIK” të ndërthurura me aftësitë gjuhësore.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që të zhvillojmë kreativitetin dhe aftësitë digjitale, të lundrojmë në rrjetet sociale.
Nxënësit si protagonistë të kësaj nisme zhvilluan në laboratorët e shkollës ushtrime praktike, ku krijuan një komunitet online duke ndërvepruar me njëri -tjetrin.
Krijuan fletë-palosje dhe broshura ku demostruan drejtimet e shkollës dhe aktivitetet e saj, si dhe shprehën memdimet e tyre rreth veprimtarive që duhet të zhvillojnë në vijim.
Jo vetëm mësuam por edhe u argëtuam!
Nëse ke dëshirë edhe ti mund të bashkohesh me ne!
Misioni vazhdon……