Në bashkëpumin me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Durrës, shkolla “Beqir Çela” realizoi depistimin dhe informimin e nxënësve të shkollës.
Nxënësit u informuan për llojet e shërbimeve që mund të përfitojnë pa pagesë nga përfaqësuesja e NJVKSH.
Gjithashtu u trajtuan tema të ndjeshme përsa i përket higjenës , funksionit dhe estetikës dentare të përshtatura me kërkesat e grupmoshave të depistuara.