Në vazhdim të projektit “Forcimi i Vullnetarizmit në Ndihmën e Parë dhe Përgatitje për Dizastër” mbështetur nga Kryqi i Kuq Austriak (@roteskreuz_at ), me fonde të @austriandev , u zhvillua pranë shkollës “Beqir Çela” trajnimi i radhës i vullnetarëve të ndihmës së parë të avancuar për përgatitjen si skuadër/ekip.
Qëllimi i këtij trajnimi është bashkëpunimi në grup për të arritur një qëllim të përbashkët dhe për një ndërhyrje sa më efektive.
Në këtë trajnim morën pjesë edhe përfaqësues të emergjencave civile Forcat Zjarrfikëse dhe Urgjenca Mjekësore të cilët shkëmbyen eksperiencat e tyre më të mira me vullnetarët e KKSH.
Nëpërmjet ushtrimeve dhe përgatitjes së skenareve të aksidenteve masive, skuadrat e vullnetarëve do të koordinojnë më mirë punën në grup.