Sot Qeveria e nxënësve të shkollës sëbashku me nxënësit e klasave të 13-ta, zhvilluan një takim me specialistë të policisë dhe qarkullimit rrugor.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja, sensibilizimi, masat dhe ndëshkimet që parashikon kodi i qarkullimit rrugor.
Ky takim u iniciua nga Qeveria e nxënësve duke marr shkas aksidentet e shumta të ndodhura ditët e fundit në vëndin tonë me pasojë vdekjen e disa të rinjve, ku dy të aksidentuar ishin nxënës të shkollës tonë.
Shpresojmë që këto takime të shërbejnë në ndërgjegjësimin dhe respektimin e kodit rrugor duke evituar aksidentet vdekjeprurëse.
Ngushëllime familjeve që humbën të afërmit nga aksidentet rrugore!