Në shkollën “Beqir Çela ” u zhvillua një aktivitet sensibilizues me nxënësit për efektet e alkoolit dhe drogës në shëndetin e njeriut.
Z.Arben Hushi punonjës i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës
bashkëbisedoi me nxënësit për këto tema kaq evidente dhe të prekshme në përditshmëri.
Gjatë bashkëbisedimit u përcollën mesazhe sensibilizuese, informuese dhe ndërgjegjësuese për nxënësit , për rreziqet që vijnë nga droga dhe alkooli.
Nxënësit ndoqën me mjaft interes prezantimin e punonjësit të Policisë së Shtetit duke diskutuar dhe bërë pyetje për situata të ndryshme.