Instalues i Sistemeve Termohidraulike

Drejtimi “INSTALUES I SISTEMEVE TERMOHIDRAULIKE” (Hidraulik) i jep mundësinë nxënësve të marrin njohuritë bazë, aftësitë dhe trajnimet përmes praktikave profesionale në biznese që i lejojnë të punësohen më tej si ndihmës, punonjës të kualifikuar, apo si Teknik Instalues i Sistemeve TermoHidraulike. Në lëndët profesionale dhe sidomos në praktikat profesionale, nxënësit mësojnë mbi :

  • hartimin e skicave në termohidraulikë
  • saldimin dhe materialet metalike & jometalike
  • materialet e ndertimit dhe elementet e nje banese
  • ligjet e hidroteknikës
  • elektricitetin
  • instalimet hidraulike brenda një banese
  • rrjetin e brendshëm të shkarkimeve, rrjetin e kanalizimit dhe rrjetin e jashtëm të ujësjellesit
  • instalimet ngrohëse brenda një apartamenti

Përfundimi me sukses i nivelit të parë (klasës së 11-të) në drejtimin “Instalues i sistemeve Termohidraulike”, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit gjysmë të kualifikuar, “Ndihmës/e”.
Pas nivelit të parë, nxënësi mund të vazhdojë studimet në nivelin e dytë (klasa e 12-të) në një nga profilet e këtij drejtimi, ku pajiset me certifikatën “Punonjës/e i/e kualifikuar”.
Nxënësi mund të vazhdojë studimet në nivelin e tretë (klasa e 13-të), ku pajiset me diplomën e maturës shtetërore profesionale si dhe me certifikatën e titullit “Teknik/e”

Punësimi më I madh për hidraulikët mbetet me industrinë e ndërtimit, dhe nevoja për hidraulikë mbetet e lartë. Po ashtu, një pjesë e mirë e hidraulikëve të zotë pritet të tërhiqen nga profesioni për shkak të moshës, duke rritur edhe më tepër nevojën për hidraulikë të rinj e të aftë përgjatë viteve të ardhshme. Më të kërkuar pritet të jenë hidraulikët me përvojë saldimi dhe certifikime për punë miqësore me mjedisin dhe sistemet e energjisë së rinovueshme.
Njohuritë dhe cilësitë e nevojshme:

  • Aftësi për të ndjekur vizatimet teknike dhe planimetritë
  • Pëlqim i punës në terren dhe në të gjitha kushtet e motit
  • Aftësi për të punuar në lartësi
  • Aftësi të mira teknike e praktike
  • Aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve
  • Qasje të kujdesshme dhe të rregullt ndaj punës
  • Gjendje dhe formë fizike e përshtatshmë
  • Njohje e rregullave të sigurisë në punë

Profilet e drejtimit Instalues i sistemeve termohidraulike:

  • Instalues i sistemeve termohidraulike
  • Panele diellore hidraulike

Në shkollën “Beqir Çela”, nxënësit mund të ndjekin një prej profileve