“Supershkollat e Shqipërisë”, është një program shkëmbimi i nxënësve dhe mësuesve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shkolla “Beqir Çela” në bashkëpunim me #RYCO ka arritur marrëveshje partneriteti me shkollën “Secondary Vocational School Kragujevac”, Serbi.
Në një aktivitet me pjesëmarrjen e
Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit dhe Sportit
Znj. Christiane Hohmann Ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri
Z. Peter Zingraf, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri
Znj. Alba Brojka, Drejtues i zyrës lokale të RYCO në Shqipëri,
nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit midis shkollës, #RYCO dhe shkollës partnere “Secondary Vocational School Kragujevac”, Serbi.
Nëpërmjet ketij projekti nxënës dhe mësues të shkollës sonë dhe shkollës partnere në #Serbi, gjatë periudhës Mars-Tetor 2023 do të kenë do të kenë mundësi të realizojnë vizita të ndërsjellta për t’u mundësuar atyre shkëmbimin e eksperiencave profesionale dhe kulturore.