Në kuadër të promovimit dhe ditëve të hapura Shkolla e Mesme Profesionale
“Beqir Çela” organizoi në ambientet e saj një ekspozitë
me punimet e nxënësve
ndër vite.
Ky aktivitet synon të sensibilizojë dhe të orientojë nxënësit
e klasave të nënta dhe prindërve e tyre, për të zgjedhur arsimin profesional dhe shkollën Beqir Çela.
Entuziazmi i nxënësve të shkollave 9-vjeçare
të Durrësit që vizituan ambientet e shkollës dhe ekspozitën e organizuar me këtë rast na mbush me shpresë që zgjedhja e këtyre nxënësve do të jetë arsimi profesional dhe shkolla Beqir Çela si një ndër shkollat elitare
në vendin tonë.
Përveç ekspozitës me punimet e nxënësve të shkollës, nxënësit e shkollave 9-vjeçare u njohën me ambientet e teorisë dhe praktikave profesionale të cilat paraqiten në kushtet bashkohore, për të përmbushur më së miri pritshmërite dhe ambicjet e këtyre nxënësve.
Risi këte vit ishte ekspozita dhe konkursi I punineve të pukturës
si dhe prezantimi I projekteve të reja
te praktikave profesionale dhe konviktit.
Gjithashtu nxënësit
u njohën më nga afër me ofertën dhe strukturën mësimore që shkolla ofron me pesë drejtimet e saj:
• Shërbime Mjetesh Transporti
• Elektroteknikë
• Termohidraulikë
• Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK)
• Mekanikë
#Unëzgjedhshkollënprofesionalebeqirçela
#unëzgjedhpërnjëtëardhmemëtëmirë


