Drejtimi “Elektroteknikë & Elektronikë e integruar” i jep mundësinë nxënësve të marrin njohuritë bazë, aftësitë dhe trajnimet përmes praktikave profesionale në biznese që i lejojnë të punësohen më tej si ndihmës, punonjës të kualifikuar, apo si Teknik/Menaxher Elektroteknik. Në lëndët profesionale dhe sidomos në praktikat profesionale, nxënësit mësojnë :
- parimet e elektricitetit,
- organizmin të vendit të punës, përzgjedhjen, mirëmbajtjen dhe përdorimin të mjeteve të punës
- proçeset e punës që lidhen Instalimet elektrike të brendëshme e të jashtme, civile e industriale,
- instalimin, miëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e makinave elektrike dhe pajisjeve elektroshtëpiake
- Instalimin dhe mirëmbajtjen e linjave të TU e TL
- Rregullat e sigurisë në punë dhe të ruajtjes së mjedisit
Përveç pjesës teknike, nxënësit mësojnë rreth etikës profesionale, komunikimit me klientin si dhe mbi drejtimin e një dyqani apo biznesi të vogël që lidhet me shërbimin elektroteknik.
Përfundimi me sukses i nivelit të parë (klasës së 11-të) në drejtimin “Eletroteknikë”, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit gjysmë të kualifikuar, “Ndihmës/e”.
Pas nivelit të parë, nxënësi mund të vazhdojë studimet në nivelin e dytë (klasa e 12-të) në një nga profilet e këtij drejtimi, ku pajiset me certifikatën “Punonjës/e i/e kualifikuar”.
Nxënësi mund të vazhdojë studimet në nivelin e tretë (klasa e 13-të), ku pajiset me diplomën e maturës shtetërore profesionale si dhe me certifikatën e titullit “Teknik/e”
Profilet e drejtimit Elektroteknikë & Elektronikë e integruar:
- Instalim elektrik civil dhe industrial
- Instalim dhe mirëmbajtje e linjave të TU dhe TL
- Riparime të pajisjeve elektroshtëpiake
Në shkollën “Beqir Çela”, nxënësit mund të ndjekin një prej profileve
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Instalim elektrik civil dhe industrial”, niveli II, tё drejtimit “Elektroteknik”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me instalimet elektrike civile dhe industriale. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
- mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
- mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
- mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
- mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
- mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse, si dhe vlerat morale;
- mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
- mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin “Instalim elektrik civil dhe industrial”, niveli II, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale e rajonale.
- Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Instalim elektrik civil dhe industrial”, niveli II, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin I, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
- Tё konceptojё planin pёr hapjen e njё bisnesi tё vogёl nё veprimtaritё profesionale pёrkatёse.
- Tё kryejё llogaritje tё thjeshta ekonomike qё lidhen me veprimtaritё profesionale pёrkatёse.
- Të bëjë organizimin e vogël të punës në punimet e instalimit elektrik civil dhe industrial
- Të interpretojë, plotësojë dhe përgatisë dokumentacionin teknik të profesionit.
- Të zbatoje standartet teknike
- Të lexojë planimetrite e objekteve ku do te kryeje instalimet elektrike
- Të vizatoje skemat funksionale dhe te montimit per instalimet elektrike qe do te kryeje
- Të instaloje elemente te veçata te skemave elektrike.Të hartojë dhe zbatojë projektin per instalimin elektrik te nje mjedisi
- Të beje preventivin per realizimin e projektit të instalimit elektrik
- Të realizoje instalimin elektrik të nje godine civile
- Të realizoje instalimet elektrike ne nje repart industrial
- Të realizoje nje instalim tokezimi
- Të realizoje instalimin e citofonise
- Të realizoje instalimin elektrik te makinave te ndryshme elektrike
- Të lidhe kontatoret elektrike
- Të beje nje koke kablli te tensionit te ulet
- Të përdorë dhe mirëmbajë veglat, pajisjet dhe materialet e punës
- Të kryejë saktë veprimet kryesore për të dhënë ndihmën e shpejtë
- Të zbatojë standardet e profesionit gjatë kryerjes së punimeve
- Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë e të mbrojtjes së mjedisit.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin“Instalim elektrik civil dhe industrial”, niveli II, e pajis nxënësin me çertifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në ndërmarrje të ndryshme të instalimeve elektrike civile dhe industriale, për t’u vetëpunësuar ose mbas një përvoje pune krijon një biznes të vogël në punimet e instalimeveelektrike civile dhe industriale dhe punëson të tjerë në të.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin III (teknik/manaxherial) të arsimit profesional (njëvjeçar) nё drejtimin pёrkatёs, pёr tё fituar diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Instalim dhe mirëmbajtje e linjave të TU dhe TL”, niveli II, tё drejtimit “Elektroteknik”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me punimet për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e rrjetave elektrike të tensionit të ulët dhe të tensionit të lartë, nënstacioneve dhe centraleve elektrike”.
Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
- mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
- mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
- mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
- mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
- mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse, si dhe vlerat morale;
- mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
- mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin “Instalim dhe mirëmbajtje e linjave të TU dhe TL”, niveli II, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet endjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale e rajonale.
- Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Instalim dhe mirëmbajtje e linjave të TU dhe TL”, niveli II, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin I, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
- Tё konceptojё planin pёr hapjen e njё bisnesi tё vogёl nё veprimtaritё profesionale pёrkatёse.
- Tё kryejё llogaritje tё thjeshta ekonomike qё lidhen me veprimtaritё profesionale pёrkatёse.
- Të bëjë organizimin e vogël të punës në punimet e instalimit dhe mirëmbajtjes së linjave të TU dhe TL
- Të interpretojë, plotësojë dhe përgatisë dokumentacionin teknik të profesionit.
- Të zbatoje standartet teknike të shfrytëzimit të impianteve dhe të pajisjeve të rrjetave TU-TL
- Të interpretojë skemat primare të centraleve dhe nënstacioneve elektrike
- Të interpretojë skemat sekondare të centraleve dhe nënstacioneve elektrike
- Të zbatojë rradhën e punës për manovrimet në qarqet primare
- Të kryejë kolaudimin e aparateve matëse, mbrojtëse dhe aparateve të tjera elektrike
- Të kryejë instalimin e një koke kablli të tensionit të lartë
- Të kryejë instalimin dhe mirëmbajtjen e elementeve të veçanta të pajisjeve të një impianti shpërndarës TU/TL
- Të kryejë mirëmbajtjen e pajisjeve të centraleve dhe e nënstacioneve elektrike
- Të instalojë dhe mirëmbajë impiantin e tokëzimit dhe të rrufepritësit
- Të kryejë kontrollin e mjeteve dhe pajisjeve mbrojtëse
- Të përdorë dhe mirëmbajë veglat, pajisjet dhe materialet e punës
- Të kryejë veprimet kryesore për të dhënë ndihmën e shpejtë
- Të zbatojë standardet e profesionit gjatë kryerjes së punimeve
- Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë e të mbrojtjes së mjedisit.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin“Instalim dhe mirëmbajtje e linjave të TU dhe TL”, niveli II, e pajis nxënësin me çertifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional. Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim nё Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), në operatorët e sistemit të transmetimit (OST) dhe operatorët e sistemit të shpërndarjes (OSSH) të energjisë elektrike, si edhe në biznese private të cilat ofrojnë shërbime të instalimit dhe shfrytëzimit të pajisjeve të rrjetave të TU dhe TL.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin III (teknik/manaxherial) të arsimit profesional (njëvjeçar) nё drejtimin pёrkatёs, pёr tё fituar diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Riparim pajisjesh elektroshtëpiake”, niveli II, tё drejtimit “Elektroteknik”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me riparimet e pajisjeve elektroshtëpiake.Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
- mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
- mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
- mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
- mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
- mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse, si dhe vlerat morale;
- mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
- mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin “Riparim pajisjesh elektroshtëpiake”, niveli II, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale e rajonale.
- Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Riparim pajisjesh elektroshtëpiake”, niveli II, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin I, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
- Tё konceptojё planin pёr hapjen e njё bisnesi tё vogёl nё veprimtaritё profesionale pёrkatёse.
- Tё kryejё llogaritje tё thjeshta ekonomike qё lidhen me veprimtaritё profesionale pёrkatёse.
- Të bëjë organizimin e vogël të punës në punimet e riparimeve të pajisjeve elektroshtëpiake
- Të interpretojë, plotësojë dhe përgatisë dokumentacionin teknik të profesionit.
- Të zbatoje standartet teknike
- Të riparojë sobën elektrike
- Të riparojë mikrovalën
- Të riparojë fshesën me korent
- Të riparojë pajisje të vogla elektroshtëpiake(shtrydhëse,mikser).
- Të riparojë makinën larëse të rrobave
- Të riparojë makinën tharëse të rrobave
- Të riparojë makinën larëse të enëve.
- Të riparojë frigoriferin shtëpiak
- Të montojë dhe mirëmbajë aspiratorët
- Të riparojë ekspresin e kafesë
- Të përdorë dhe mirëmbajë veglat, pajisjet dhe materialet e punës
- Të kryejë saktë veprimet kryesore për të dhënë ndihmën e shpejtë
- Të zbatojë standardet e profesionit gjatë kryerjes së punimeve
- Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë e të mbrojtjes së mjedisit.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin“Riparim pajisjesh elektroshtëpiake”,niveli II, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional. Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim nё të gjitha bisneset që disponojnë pajisje elektroshtëpiake,në pikat e tregëtimit të tyre, në pika servisi të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektromekanike, si dhe në veprimtari të tjera që veprojnë në drejtimin e elektroteknikës. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve elektroshtëpiake..