Në vijim të projektit “Qëndro në shkollë” mbështetur nga UNICEF, ditën e sotme në shkollën “Beqir Çela” mirëpritëm
Sociologun e njohur Edmond Dragoti dhe Psikologen Emanuela Ismaili.
U zhvilluan pyetësorë me nxënësit dhe fokus grup me mësues dhe psikologen e shkollës.
Ky takim u fokusua në bashkëpunimin e ndërsjelltë për sfidat e së ardhmes, për një arsim cilësor dhe gjithpërfshirës.
Qëllimi i takimit ishte rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsimin profesional!
Takimi ishte frytdhënës me mendime, opinione dhe qëndrime nga aktorët pjesëmarrës.
Vazhdojmë të investojmë që të rinjtë të integrohen në jetën akademike dhe tregun e punës!