Ditën e enjte datë 03.08.2023 u zhvillua takimi I parë I Bordit të shkollës,ku u zgjodh edhe kryetari I ri.
I urojmë suksese anëtarëve të Bordit në rrugëtimin e tyre 4-vjeçar.
Kënaqësi e veçantë që kryetari I sapo zgjedhur z.Orest Çelo ka qënë ish nxënës i shkollës “Beqir Çela”,tani në rolin e biznesmenit të suksesshëm që kontribon në zhvillimin e shkollës tonë.
Drejtori I shkollës prezantoi përpara Bordit rendin e ditës prej 13 pikash,ku i njohu me aktivitetin e shkollës për periudhën shtator 2022-qershor 2023.
Anëtarët e Bordit shprehën vullnetin për të qënë suport I vazhdueshëm për shkollën dhe entuziazmin për arritjet e deritanishme të shkollës “Beqir Çela”.
Rezultate dhe arritje më të larta na presin në vazhdim!
Suksese!