Mekanikë

Drejtimi “Mekanikë ” i jep mundësinë nxënësve të marrin njohuritë bazë, aftësitë dhe trajnimet përmes praktikave profesionale në biznese që i lejojnë të punësohen më tej si ndihmës, punonjës të kualifikuar, apo si Teknik/Menaxher Mekanik. Në lëndët profesionale dhe sidomos në praktikat profesionale, nxënësit mësojnë mbi :

  • Parimet e mekanikës
  • Vizatimin teknik
  • Përgatitjen e postit të punës në makinat metalpunuese
  • Punimet e ndryshme në makinat metalpunuese
  • Tornimim, frezimin, rektifikimin, shpimin dhe filetimin e vrimave, alezimin, smerilimi
  • Materialet e saldimit, tipet e ndryshme të plasaritjeve, Metalet jo ferroze
  • Profilimin metalik, llojet e ndryshme të saldimit, makinat e ndryshme të prerjes e teknikat e axhustimit, llojet e prerjeve, llojet e saldimit
  • Diagnostikimin, çmontimin, riparimin dhe montimin
  • Standartet bazë ISO 29000

Përveç pjesës teknike, nxënësit mësojnë rreth etikës profesionale, komunikimit me klientin si dhe mbi drejtimin e një servisi apo biznesi të vogël që lidhet me shërbimin mekanik.

Përfundimi me sukses i nivelit të parë (klasës së 11-të) në drejtimin “Mekanikë”, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit gjysmë të kualifikuar, “Ndihmës/e”.

Pas nivelit të parë, nxënësi mund të vazhdojë studimet në nivelin e dytë (klasa e 12-të) në një nga profilet e këtij drejtimi, ku pajiset me certifikatën “Punonjës/e i/e kualifikuar”.

Nxënësi mund të vazhdojë studimet në nivelin e tretë (klasa e 13-të), ku pajiset me diplomën e maturës shtetërore profesionale si dhe me certifikatën e titullit “Teknik/e” .

Mekanikët shqyrtojnë vizatimet teknike ose specifikime të hollësishme për të përcaktuar kërkesat e punës, materialet dhe pajisjet, për të pregatitur makinat dhe pajisjet e përpunimit të metaleve.

Ata diagnostikojnë, çmontojnë, riparojnë e montojnë pjesë të makinerive të ndryshme.

Mekanikët përdorin makineri dore apo të motorrizuara për të prodhuar, përshtatur apo modifikuar pjesë metalike, vegla të ndryshme apo komponenteve të tjerë.

Kontrollojnë saktësinë dhe cilësinë e pjesëve të përfunduara, veglave apo komponentëve të tjerë.

Punëdhënësit e mundshëm:

  • Mekanikët gjejnë punësim gjerësisht:
  • në të gjitha degët e industrisë së rëndë dhe të lehtë si teknik mirëmbajtjeje
  • në industrinë e ndërtimit të konstruksioneve metalike
  • në punishte apo reparte të riparimeve mekanike

 

Njohuritë dhe cilësitë e nevojshme:

  • Aftësi për të punuar saktë
  • Aftësi të mira praktike
  • Aftësi për të lexuar vizatimet teknike dhe për të ndjekur udhëzimet
  • Koordinim i mire i syrit me dorën
  • Njohje e fortësive dhe cilësive të metaleve
  • Aftësi kompjuterike të thjeshta

.

Profilet e drejtimit Mekanikë:

  • Makina metalpunuese
  • Konstruksione metalike
  • Mirëmbajtje dhe riparime mekanike