Në datat 26-27/05/2021 pranë laboratorëve të TIK, u realizua me sukses “Provimi i Praktikës Profesionale”, Niveli III, profili “Zhvillim Website-i”. Në këto dy data nxënësit treguan profesionalizëm në realizimin e detyrave/projekteve duke dëshmuar përmbushjen me sukses të kompetencave kyçe dhe profesionale. Këto provime njëkohësisht sinjifikojnë përmbylljen me sukses të 4 viteve studimi në drejtimin TIK dhe profilin Zhvillim Website-i, ndaj dhe ne i urojmë suksese në provimet e Maturës dhe në vijim nxënësve!