DITË E HAPUR 28.05.2021!

DITË E HAPUR 28.05.2021!

Aktiviteti i organizuar gjatë ditës së sotme, në ambjentet e shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” , në kuadër të promovimit të arsimit profesional.

Në vijim të vizitave në shkollat 9-vjeçare,dita e hapur,përmbylli fushatën e promovimit të shkollës “Beqir Çela”, për të orientuar nxënësit drejt arsimit profesional.Vizitorët u njohën me infrastrukturën dhe ambjentet bashkëkohore të shkollës, ku nuk munguan edhe punimet e ndryshme të nxënësve të cilat u paraqitën në formën e një ekspozite.

Shkolla e mesme profesionale “Beqir Çela”, falenderon të gjithë pjesëmarrësit dhe fton nxënësit e klasave të nënta, të bëhen pjesë e përzgjedhjes së shkollës tonë në 4 drejtimet mësimore (Shërbime Mjetesh Transporti,Elektroteknikë e Integruar me Elektronikën, Termohidraulike dhe TIK).

# UNË ZGJEDH ARSIMIN PROFESIONAL !
# UNË ZGJEDH SHKOLLËN “BEQIR ÇELA”!
# UNË ZGJEDH PËR NJË TË ARDHME MË TË MIRË !