GJIROKASTËR 21 MAJ 2021!

Drejtoria e shkollës së bashku me njësinë e zhvillimit dhe ekipin lëndor TIK,zhvilluan një vizitë pune në shkollën e mesme profesionale ” Thoma Papapano”, Gjirokastër.

Kjo vizitë shërben si një urë bashkëpunimi për shkëmbim ekperiencash pozitive në krijimin dhe ecurinë e punës të njësisë së zhvillimit.

Gjatë kësaj vizite, njësitë e zhvillimit të dy shkollave shkëmbyen ide dhe mendime për rritjen e cilesisë së punës të njësisë së zhvillimit.Gjatë takimit, u rezervua një pritje e ngrohtë nga drejtoresha e shkollës Znj.Renata Puleri dhe stafi i saj.Gjithashtu,u vizituan ambjentet mësimore dhe laboratorët e shkollës.

Gjatë këtij udhëtimi, ekipi shfrytëzoi mundësinë për të vizituar pazarin e qytetit dhe kalanë e tij!

#UNËZGJEDHARSIMINPROFESIONAL
#UNËZGJEDHSHKOLLËNPROFESIONALEBEQIRÇELA
#UNËZGJEDHPËRNJËTËARDHMEMËTËMIRË