Drejtoria e shkollës dhe Njësia e Zhvillimit zhvilluan një takim pune me drejtuesin e Lëvizjes Korpusi Shqipëtar i Vullnetarëve Z. Mentor Kikia, në kuadrin e angazhimit vullnetar të stafit dhe nxënësve të shkollës në aktivitete të ndryshme. Z. Kikia u shpreh i kënaqur me aktivitetin e përbashkët të zhvilluar në shkollë dhe besimplotë për forcimin e mëtejshëm të bashkpunimit. Drejtoria e shkollës mori angazhim për të kontribuar më shumë në iniciativa të tilla si mbrojtja ndaj zjarrit, pastrimi i mjedisit etj, si dhe sensibilizimin e vazhdueshëm të stafit dhe nxënësve të shkollës.