Ditën e sotme më datë 18.05.2022 ora 10 e 15 në ambjentet e shkollës Profesionale “Beqir Cela”u zhvillua një aktivitet simulues me .ZSH Durrës për mbrojtjen dhe shpëtimin nga zjarri. Drejtoria e shkollës në bashkpunim me drejtorinë e MZSH organizuan një situatë reale të mbrojtjes dhe shpëtimit nga zjarri. Punonjësit e MZSH në bashkpunim me stafin e shkollës dhe nxënësit e saj realizuan me sukses ushtrimin praktik I cili u ndoq nga një grup vullnetarësh të shkollave të tjera tëBashkisë Durrës të cilat u bënë pjesë aktive e këtij ushtrimi praktik.