Takim ndërgjegjësues dhe informues!

Në funksion  të takimeve ndërgjegjësuese dhe informuese  Drejtoria e Policisë Qarku Durrës, Drejtoria e Shkollës së Mesme Profesionale “Beqir Cela” dhe “Qendra për Mbështetje dhe Iniciativa Sociale” organizuan  një takim me nxënës të shkollës me Tematik: “Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe “Parandalimi i përdorimit të substancave narkotike dhe alkolit”. Takimi u moderua nga Drejtori I Shkollës, punonjës të Policisë Rrugore Shkelqim Kullolli, Shpetim Gjepali, inspektorët e policimit në komunitet Mirela Bushkola, zedhenesia DVP Durres Malvina Zeneli. Në fokus të bashkëbisedimit ishte Forcimi i Policimit në Komunitet, si dhe rëndësia e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe parandalimi I përdorimit të subsancave narkotike dhe alkolit. Gjatë bashkëbisedimit nxënësit  drejtuan pyetje dhe shprehën qëndrime për situate konkrete, të cilat i hasin në jetën e përditshme.

#UnëZgjedhArsiminProfesional

#Unëzgjedhshkollënprofesionalebeqirçela

#unëzgjedhpërnjëtëardhmemëtëmirë