Dita botërore HIV/AIDS

Qeveria e nxënësve dhe shërbimi psiko-social i shkollës,  organizoi  sot  aktivitetin e përvitshëm  ndërgjegjësues, me rastin e 1 Dhjetorit, ditës Botërore të HIV/ AIDS .
Në aktivitet  morën pjesë nxënës të klasave të ndryshme.

Çdo 1 Dhjetor duke filluar që nga viti 1988 njerëzit nga e gjithë bota bashkojnë forcat e tyre në luftën kundër HIV,  tregojnë mbështetjen ndaj personave të prekur dhe kujtojnë ata që s’jetojnë më. Ky aktivitet ndërgjësues u drejtohet kryesisht të rinjve, si grupmosha më e rrezikuar nga infeksioni i HIV .
Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me NJVKSH Durrës.

Në aktivitet specialistet Jonida Kostandini dhe Elena Konakçiu u shpjeguan nxënësve rreziqet, si dhe mënyrat e mbrojtjes prej tyre. Gjithashtu u theksua rëndësia e ndarjes së informacionit me familjarët, partnerin apo miqtë, si dhe drejtimi për ndihmë në Qëndrën për Këshillimin dhe Testim vullnetar.

UnëZgjedhArsiminProfesional

Unëzgjedhshkollënprofesionalebeqirçela

unëzgjedhpërnjëtëardhmemëtëmirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *