Në mbështetje të fushatës kombëtare të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, sot u organizua një aktivitet ndërgjegjësimi në bashkëpunim me shoqatën “Gender”. Të pranishëm ishin: Specialistja e Dhunës në Familje dhe të miturve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Durrës Etleva Miri, si dhe Specialisti i Policimit në Komunitet Feim Disha.
Qëllimi i fushatës ishte rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve mbi fenomenin e dhunës ndaj grave dhe vajzave si dhe nxitjen e ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta për parandalimin e këtij fenomeni.
Fushata u mbështet me materiale të ndryshme promocionale si postera, fletepalosje, etj.