Java e Praktikave Profesionale!

Në përmbyllje të javës së praktikave profesionale, zhvilluam takime informuese me klasat e 11-ta për të gjitha drejtimet mësimore që ofron shkolla.

Nxënësit u njohën me profilet mësimore që ofron drejtimi që ata ndjekin, duke marrë orientimet e nevojshme që në përfundim të këtij viti shkollor, ata të pëzgjedhin profilin I cili ju përshtatet më shumë me aftësitë profesionale të fituara gjatë klasës së 10-të dhe të 11-të.