Në vijim të aktiviteteve të realizuara për “Javën e Praktikave Profesionale” , në ambjente të ndryshme të shkollës u prezantuan projekte të ideuara dhe realizuara nga nxënësit.
Nxënësit u njohën nga afër me punimet e shokëve të tyre, duke vlerësuar projektet , si dhe duke u motivuar secili prej tyre për ide inovatore dhe realizimin e projekteve të reja në vazhdim!