Në shkollën “Beqir Çela” u organizua një takim sensibilizues nën kujdesin e drejtorisë së shkollës dhe mbështetjen profesionale të drejtorisë së Shërbimit të Provës, Durrës.
Ky aktivitet vjen në funksion të fushatës sensibilizuese mbi ndërgjegjësimin e nxënësve, për masat alternative të shmangies, të parashikuara nga kodi i drejtësisë penale për të mitur në konflikt me ligjin.