Gjatë periudhës 12 tetor-10 nëntor në ambjentet e shkollës “Beqir Çela” në bashkëpunim me Qëndrën A.L.T.R.I u zhvilluan trajnime për qytetarët, në zbatim të projektit ” Përdor teknologjinë, përmirëso demokracinë”.
Qëllimi i këtyre seancave trajnimi, ishte mundësimi i aftësive digjitale të qytetarëve për të kuptuar dhe përdorur me mënyra efektive instrumentet e demokracisë digjitale.
Trajnuesit e përzgjedhur nga shkolla përmbyllën me sukses seancat e trajnimeve, e cila u reflektua në pjesëmarrje të lartë dhe aktive të qytetarëve (132 persona) të moshave të ndryshme nga Rrethi i Durrësit.
Ju urojmë suksese pjesëmarrësve!