“Tetori,muaji i Letërsisë” mblodhi në një aktivitet letrar në mjediset e shkollës, mësues dhe nxënës!
Koordinatorja e bibliotekës së shkollës, në bashkëpunim me mësues të letërsisë dhe nxënës të klasave të ndryshme, organizoi dhe zhvilloi këtë aktivitet.
Nxënësit u paraqitën me prezantimet e tyre në: poezi, prozë, pikturë e punime me video.
Ata treguan që, letërsia, jo vetëm na shërben për të studiuar, por edhe për të shprehur emocionet tona.
Ky aktivitet gjithëpërfshirës është motivues, inkurajues dhe afron nxënësit më shumë me Librin dhe Artin në tërësi!
“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale”- Mark Twain!