Në kuadër të ” Tetorit Roze” në shkollën “Beqir Çela ” u organizua një aktivitet informues dhe sensibilizues me tematikë; “Lufta kundër kancerit të gjirit”.
Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit shëndetësor,Durrës dhe ZVA, Durrës.
Pjesëmarrës në takim: Drejtori i shkollës-Fatmir Merkuri, Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor-Aurora Hyka, Drejtoresha e ZVA- Amarilda Thërmija, Deputeti i Qarkut Durrës- Alban Xhelili, Drejtori I Qëndrës Shëndetësore Shkozet- Servet Hyra, Kryetari i këshillit të prindërve të shkollës-Arben Hushi, ku secili në fjalën e mbajtur me këtë rast e vuri theksin tek kujdesi i vazhdueshëm dhe kontrollet periodike pranë mjekëve specialistë, për të mundësuar parandalimin dhe kurimin e kancerit të gjirit.
Veçoria e këtij aktiviteti ishte prezenca e lartë e çunave të shkollës të cilët sëbashku me pjestarë të stafit reflektuan sensibilitet për këtë fenomen, që nuk njeh ndasi gjinore, prek jo vetëm femrat por tashmë prek edhe meshkujt!