Në kuadër të Projektit “Forcimi i vullnetarizmit për ndihmën e parë të avancuar dhe përgatitjen për dizastren” , Kryqi i Kuq Shqiptar organizoi një seancë trajnimi 5 ditor (20-24 shtator) në Durrës për përgatitjen e vullnetarëve për teknikat e ndihmës së parë të avancuar.
Shkolla “Beqir Çela” u përfaqësua në këtë trajnim me 3 punonjës të cilët në fund të trajnimit u çertifikuan për dhënien e ndihmës së parë.
Njohuritë dhe teknikat e fituara nga tre përfaqësuesit e shkollës për ofrimin e ndihmës së parë të avancuar, do shërbejnë për trajnimin e stafit dhe nxënësve të shkollës tonë!