Pjesëmarrje në edicionin e 11-të të UPSHIFT-it!

Idetë,inovacioni, projektet dhe sipërmarrja ishin kryefjala e aktivitetit të zhvilluar në kuadër të edicionit të 11-të të UPSHIFT-it në Durrës në 29 shtator -1 tetor.

50 të rinj nga Qarku i Durrësit, të cilët UPSHIFT i quan “Changemakers,” u ftuan për tu bërë pjesë e tre ditëve përpjekje të palodhshme, për të identifikuar zgjidhjet e disa prej problemeve dhe sfidave më shqetësuese të cilat trazojnë jetët e komuniteteve të tyre lokale.

Të përkushtuar ndaj diversitetit dhe gjithëpërfshirjes, UPSHIFT aplikon disa prej qasjeve lider në zhvillimin e moshave të reja, inovacionit social dhe sipërmarrjes për të fuqizuar të rinjtë të bëhen inovatorë dhe sipërmarrës socialë.

Shkolla “Beqir Çela” u përfaqësua me dy projekte që u ideuan dhe prezantuan nga dy ekipe nxënesish të shkollës.

Vullneti, këmbëngulja, serioziteti dhe shpirti garës i nxënesve tanë u transmetua gjatë gjithë aktivitetit, ku mundi dhe sakrifica e tyre u vlerësua me një projekt fitues.

Grupi “Zenkai” me mentor Albion Bylykbashin nën

Moton “Make your passion your profession” prezantuan projektin “Durrës ITours” ku evidentuan si problematikë mungesën e aksesit të informacionit rreth vlerave turistike të qytetit të Durrësit në mënyre digjitale.

Zgjidhja që ata propozojnë është krijimi i një website që të përmbajë këtë informacion në mënyrë që turistët të mund të aksesojnë të gjitha atraksionet turistike të qytetit bregdetar.