Drejtimi TIK i ndihmon nxënësit e shkollës për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të punuar në nivele fillestare apo teknike të mesme në fushën e teknologjisë së informacionit dhe rrjeteve kompjuterike. Teknologjia e informacionit ka qenë një nga segmentet me rritjen më të shpejtë të fuqisë punëtore për vitet e fundit dhe kërkesa për talentin vazhdon.
Në lëndët profesionale, e sidomos gjatë praktikave profesionale në biznese, nxënësit marrin njohuri dhe trajnohen mbi:
- Rrjetet me ose pa kabëll
- Konfigurimin e të dhënave në pajisje CISCO
- Sistemet endryshme të shfrytëzimit
- Bazat e të dhënave dhe integrimin e tyre në sisteme
- Konfigurimin e serverave të postës elektronike
- Mbrojtjen e komponentëve Hardware dhe Software
- Gjuhën e programimit C
- Dizenjimin e faqeve Web përmes teknologjisë HTML apo CSS
- Teknikat e programimit në Javascript, PHP, AJAX
- Protokollet TCP/IP, FTP, HTTP, HTTPS, shfletuesve të web-it dhe serverave të web-it
Struktura e Kursit: 2 +2 vite
Me përfundimin e arsimimit për “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, niveli i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, “ndihmës/e”. Pas nivelit të pare, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e tretë të kualifikimit profesional dyvjeçar (klasa e 13-të),në një nga profilet mësimore të këtij drejtimi, ku fiton Diplomën e “Maturës Profesionale” dhe titullin“Teknik/e, menaxher/e”.
Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit, shpesh e shkurtuar për vetëm IT, ose teknik IT është shprehje që e hasni shpesh, në mjedise shkolle, zyrash apo edhe në familje kur ju prishet kompjuteri apo interneti. Kudo ku ka një telefon dhe një kompjuter, ndërhyn një teknik apo profesionist IT që sigurohet që të gjitha hallkat të punojnë siç duhet. E ndërsa investimet në teknologji të reja rriten çdo ditë, edhe në sektorë që më parë bënin pa IT, kërkesat për teknikë e profesionistë të TIK jenë më të mëdha sa kurrë.
Profilet e drejtimit TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI:
- Mbeshtetje perdoruesve
- Zhvillim website
Në shkollën “Beqir Çela”, nxënësit mund të ndjekin një prej profileve
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Mbështetje e përdoruesve të TIK”, niveli III i AP, tё drejtimit “TIK”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me punimet për mbështetjen e përdoruesve të TIK. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
- mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
- mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
- mundësi për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
- mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
- mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse, si dhe vlerat morale;
- mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
- mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Mbështetje e përdoruesve të TIK”, niveli III i AP, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale.
- Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të bëjë vlerësime dhe vetvlerësime, nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Mbështetje e përdoruesve të TIK”, niveli III i AP, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelet e mëparshme, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
- Të organizojë vendin e punës.
- Të bëjë përzgjedhjen e materialeve, veglave dhe pajisjeve të punës.
- Të përdorë dhe mirëmbajë mjetet dhe materialet e punës.
- Të zbatojë standardet e profesionit.
- Të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
- Të organizojë vendin e punës.
- Të kryejë llogaritje të thjeshta ekonomike në veprimtarinë për mbështetjen e përdoruesve të TIK.
- Të plotësojë dokumentacionin teknik dhe financiar në veprimtarinë për mbështetjen e përdoruesve të TIK.
- Të zhvillojë projekte mbi ndërtimin e infrastrukturës kompjuterike.
- Të kryejë ndërtimin dhe konfigurimin e një rrjeti kompjuterik pa kabëll (Wireless LAN).
- Të kryejë instalimin, konfigurimin dhe administrimin e sistemeve të ndryshme të shfrytëzimit.
- Të kryejë instalimin dhe konfigurimin e një serveri të postës elektronike.
- Të realizojë sigurinë dhe mbrojtjen bazike të komponenteve hardware-ike dhe software-ike të sistemeve kompjuterike.
- Të kryejë identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve tipike të pajisjeve hardware-ike, sistemeve të shfrytëzimit dhe aplikacioneve të ndryshme.
- Të zbatojë teknika të ndryshme multimediale.
- Të zhvillojë, ndërtojë dhe përpunojë baza të dhënash.
- Të ndërtojë programe të thjeshta kompjuterike duke përdorur gjuhën e programimit “C”.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Mbështetje e përdoruesve të TIK”, niveli III i AP, e pajis nxënësin me çertifikatën e teknikut/menaxherit në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në qendra servisi për TIK, institucione publike ose biznese private ku nevojitet mbështetje e përdoruesve të TIK, biznese që prodhojnë ose tregtojnë TIK dhe biznese të tjera që veprojnë në këtë fushë. Ai edhe mund të vetëpunësohet në këtë veprimtari dhe pas një përvoje pune e trajnimeve të vazhdueshme, mund të krijojë një sipërmarrje të vetën duke punësuar edhe individë të tjerë në veprimtarinë e mbështetjes së përdoruesve të TIK.
Me përfundimin e suksesshëm të këtij niveli, nxënësi fiton njëkohësisht edhe diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve të larta universitare si dhe të arsimit pas të mesmes.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Zhvillim website”, niveli III i AP, tё drejtimit “TIK”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin dhe mirëmbajtjen e website-eve. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
- mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
- mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
- mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
- mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
- mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse, si dhe vlerat morale;
- mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
- mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Zhvillim website”, niveli III i AP, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale.
- Të manifestojë iniciativë dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të bëjë vlerësime dhe vetvlerësime, nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Zhvillim website”, niveli III i AP, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelet e mëparshme, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
- Të organizojë vendin e punës.
- Të bëjë përzgjedhjen e materialeve, veglave dhe pajisjeve të punës.
- Të përdorë dhe mirëmbajë mjetet dhe materialet e punës.
- Të zbatojë standardet e profesionit.
- Të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
- Të kryejë llogaritje të thjeshta ekonomike për proceset që lidhen me veprimtarinë për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e website-ve.
- Të plotësojë dokumentacionin teknik dhe financiar në veprimtarinë për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e website-ve.
- Të realizojë dizenjimin dhe krijimin e faqeve web nëpërmjet përdorimit të teknologjive bazë HTML dhe CSS.
- Të realizojë krijimin dhe përpunimin e elementëve të ndryshëm grafikë, audio dhe multimedia nëpërmjet përdorimit të aplikacioneve bashkëkohore.
- Të demostrojë përdorimin e editorëve vizualë dhe mjeteve që ato ofrojnë për zhvillim faqesh dinamike profesionale.
- Të realizojë krijimin e faqeve interaktive dinamike nëpërmjet përdorimit të teknologjive e teknikave të programimit si Javascript, PHP, AJAX.
- Të zbatojë teknikat e programimit në përdorimin e strukturave të të dhënave dhe zbatimit të algoritmeve.
- Të krijojë, menaxhojë dhe përdorë baza të dhënash nëpërmjet një sistemi menaxhimi baze të dhënash dhe të kryejë lidhjen e tyre me faqet e web-it.
- Të zbatojë standardet përkatëse të web-it në ndërtimin e faqeve për pajisje mobile.
- Të kryejë testimin, publikimin dhe mirëmbajtjen e faqeve të web-it.
- Të demostrojë njohjen e karakteristikave dhe funksioneve kryesore të protokolleve TCP/IP, FTP, HTTP, HTTPS, shfletuesve të web-it dhe serverave të web-it.
- Të komunikojë në përputhje me rregullat e etikës profesionale.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Zhvillim website”, niveli III i AP, e pajis nxënësin me çertifikatën e teknikut/menaxherit në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar kryesisht në kompani që ofrojnë shërbime të lidhura me dizenjime grafike dhe zhvillim e mirëmbajtje faqesh web-i, në institucione publike ose biznese private ku nevojitet administrimi i faqeve të tyre të web-it dhe dizenjimi i produkteve të ndryshme grafike e interaktive. Ai gjithashtu mund të vetëpunësohet në këtë veprimtari dhe pas një përvoje pune e trajnimeve të vazhdueshme, mund të krijojë një sipërmarrje të vetën duke punësuar edhe individë të tjerë në veprimtarinë e zhvillimit dhe mirëmbajtjes së website-ve dhe dizenjimit grafik.