Në kuadër të “Ditës botërore kundër HIV-AIDS”, shkolla “Beqir Çela” në bashkëpunim me DSHP, Durrës organizoi aktivitetin promocional, informues dhe sensibilizues me temë: “Vepro kundër HIV-AIDS”.
“Forcohu në Njohuri, Testohu, Informohu & Përfshihu”, ishte slogani I diskutimit me nxënësit pjesëmarrës!
Sensibilizimi dhe informimi i nxënësve u realizua nëpërmjet fletëpalosjeve të ndryshme, posterave, si dhe materialeve të prezantuara në video-projektor.
Theksi u vu tek Testimi i rregullt i HIV, i cili duhet të jetë pjesë e rutinës shëndetësore. Nuk duhet harruar, HIV nuk është një dënim pa kthim– njerëzit që jetojnë me HIV mund të jenë dhe të shëndetshëm!