Java e Praktikave Profesionale!

Ditën e djeshme në funksion të javës së praktikave profesionale u zhvilluan takime informuese, me nxënësit e klasave të 13-ta për paketat e punësimit dhe regjistrimi në portal si punë kërkues, nga punonjës të Zyrës së Punësimit Durrës.

Gjithashtu mësues të shkollës “Beqir Çela” zhvilluan takime informuese dhe promovuese me nxënësit e klasave të 8-9-ta, të shkollës 9-vjeçare “Isuf Ferra” duke i njohur me drejtimet mësimore, të shkollës tonë dhe avantazhet që ofron zgjedhja e arsimit profesional, duke u bërë profesionisti I së ardhmes.