Në ditën e luftës kundër fenomenit të bullizimit ,në Shkollën e Mesme Profesionale “Beqir Çela” u organizua një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues me pjesëmarrjen aktive të senatit të shkollës.
Gjatë aktivitetit nxënësit dhe stafi i shkollës u informuan për format në të cilat shfaqet bullizmi, për efektet dhe pasojat që ka bullizmi në shkollë, si edhe për mënyrat dhe format e parandalimit të tij.
Me rastin e kësaj dite nxënësit dizenjuan fletëpalosje, postera dhe imazhe sensibilizuese për ti thënë “STOP BULLIZMIT”!