Gjatë eventit 3 ditor (1, 2 dhe 4 Nëntor), të organizuar nga Fisa Academy me tematikë: ” Cyber Range Attacking & CTF Challanges”, nxënësit e drejtimit TIK të shkollës tonë patën mundësinë e trajnimeve nga ekspertë të fushës (të huaj dhe vendas).
Gjatë këtyre trajnimeve nxënësit u njohën me bazat dhe risitë e profesionit më të kërkuar për momentin, atë të Cyber Security.
Në fund të eventit u zhvillua një konkurs, “CTF Challange” midis nxënësve të shkollave të ndryshme pjesëmarrëse, ku shkolla jonë fitoi vendin e 3-të nga 10 grupe pjesëmarrëse. Krenarë për nxënësit tanë, pasi vazhdimisht na dëshmojnë aftësitë, arritjet dhe përmbushjen e kompetencave profesionale.