Takimi i senatit të shkollës!

Senati i shkollës zhvilloi takimin e radhës duke u fokusuar në tematika të tilla si: Projektet, aktivitetet, marketingu dhe orientimi në karrierë!

Senatorët diskutuan rreth këtyre temave dhe shprehën mendimet e tyre gjatë bashkëbisedimit me koordinatorët e Njësisë së Zhvillimit; Floriana Stefani koordinatore e Orientimit në Karrierë, Markelian Laho koordinator i Projekteve, Banush Dollani koordinator i Marketingut, Jasmina Agaj koordinatore e Senatit.

Përfaqësuesit e Senatit u informuan nga koordinatorët për aktivitetet që do zhvillohen gjatë vitit shkollor për tematikat e diskutuara, si dhe angazhimi dhe gjithëpërfshirja që duhet të kenë nxënësit e shkollës!