Në kuadër të projektit “Forcimi i partneritetit Polici – Shkollë – Komunitet për t’i thënë JO dhunës me bazë gjinore në Bashkinë e Durrësit”, u mbajt në Shkollën e Mesme Profesionale “Beqir Çela” takimi me temë: “Qasja e Policimit në Komunitet dhe trafikimi i qënieve njerëzore”.
Në takim morën pjesë nxënës, staf pedagogjik, përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe ekipi i ekspertëve nga Qendra për Zhvillim dhe Iniciativa Sociale.
Çështjet e diskutuara në takim ishin:
•Qasja e Policimit në Komunitet dhe roli që kanë nxënësit dhe të rinjtë
•Trafikimi i qënieve njerezore dhe parandalimi i këtij fenomeni.
•Rastet e dhunës dhe referimi i saj në organet kompetente.
Përveç informacioneve të ndara nga ana e folësve, takimi u përqëndrua edhe në një sesion pyetje-përgjigjesh ku nxënësit patën mundësinë të adresonin pyetjet e tyre dhe të diskutonin me ekspertët për çështjet e trajtuara.Gjithashtu drejtoria e shkollës mori angazhimin që nëpërmjet shërbimit psiko-social dhe stafit pedagogjik tema te tilla të kenë vëmëndjen e duhur.
Ky aktivitet mbështetet nga Skema e Granteve të projektit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, financuar nga Ambasada Suedeze në Shqipëri, Drejtoria e Policisë Durrës, së bashku me Qendrën për Zhvillim dhe Iniciativa Sociale.