Janë hapur aplikimet për programin e Bursave Kennedy Lugar-Youth Exchange and Study (YES) financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, një bursë e plotë studimi (pa pagesë) që u ofron mundësinë nxënësve të shkollave të mesme nga Shqipëria për të studiuar për një vit shkollor në një shkollë të mesme në SHBA, duke jetuar me një familje amerikane.
Aplikimet për vitin shkollor 2023-2024 janë të hapura deri më 1 nëntor 2022!