Përse Shkolla e Mesme Profesionale “Beqir Çela” është zgjedhja e duhur për ty?
1. Praktikë në Biznes – nxënësi aftësohet për profesionin e ardhshëm, përmes praktikave profesionale
2. I fokusuar në Karrierë – Arsimi profesional është më praktik dhe i jep nxënësve mundësi të përgatiten për kushtet reale të vendit të punës në të ardhmen.
3. Punësim i shpejtë – programet orientohen drejt sektorëve që kanë kërkesë për punë.
4. Klasa më të vogla për praktikën–Klasat në shkollën tonë ndahen në grupe më të vogla.
Gjithashtu nxënësit që ndjekin arsimin profesional në institucionet arsimore publike, përfitojnë burse nga shteti sipas kritereve sa më poshtë:
Nxënësit që ndjekin procesin mesimor pranë shkollës “Beqir Çela” në largesi 5 km nga vendbanimi i tyre perfitojne akomodim falas në konvikte si dhe gjysëm burse ose bursë të plote në varesi të perberjes familjare dhe të ardhurave për fryme.
Nxënesit të cilët nuk jetojnë në konvikt por plotësojnë kriteret për bursë u paguhet vlera e plotë e bursës në bankat e nivelit të dytë.
Nxënësit e arsimit profesonal të cilët kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës me notën mesatare 9(nëntë) deri në 10(dhjetë), përfitojnë bursë të plotë.
Nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin ligjor të jetimit, u sigurohen falas:
1. bursë,
2. akomodimi/fjetja,
3. shërbimi shëndetësor,
4. veshmbathje, libra dhe fletore (10,000 lekë në vit)
5. shërbimi dentar dhe medikamentet.
6. pagesë suplementare edhe për periudhën e pushimeve verore
Nxënësit me një prind kur njëri nga prindërit nuk jeton ,u sigurohen falas:
7. Bursë e plotë,
8. akomodimi/fjetja,
9. shërbimi shëndetësor,
10. shërbimi dentar dhe medikamentet.
11. Pagesë suplementare edhe për periudhën e pushimeve verore
Nxënësit të cilët vërtetojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik, tetraplegjik, si dhe personat me aftesi të kufizuar të percaktuar nga komisioni mjekoligjor, u sigurohen falas:
– Bursë e plotë
– akomodimi/fjetja,
– shërbimi shëndetësor,
– shërbimi dentar dhe medikamentet
– mësues ndihmës, pas vlerësimit të nevojës për arsim profesional të nxënësit me aftësi të kufizuar.
Nxënësit e pakicës kombëtare rome dhe egjiptiane, të cilët ndjekin shkollat e mesme profesionale, përfitojnë falas:
– Bursë e plotë,
– veshmbathje, libra dhe fletore, (10,000 lekë në vit)
Nxënëset vajza që regjistrohen në arsimin profesional në të gjitha drejtimet mësimore(TIK) përfitojnë gjysmë burse, ndërsa për drejtimet: mekanikë, elektronikë, elektroteknikë, shërbime mjete transporti, termo hidraulikë, përfitojnë bursë të plotë.