Automotive Albania!

Përfaqësimi i shkollës në panairin e organizuar nga DPSHTRR në ambjentet e Expocity 17-19 qershor 2022.

Aktivitete të ndryshme dhe ekspozimi i automjeteve Retro dhe modeleve më të fundit e bëjnë panairin atraktiv dhe emocionues për pjesëmarrësit.

Shkolla “Beqir Çela” në këtë panair prezantohet me automjetet e ndërtuara nga nxënësit si një shembull suksesi.

Promovojme punën dhe arritjet e nxënësve në vazhdimësi, si vlerë e shtuar për orientimin e nxënësve të klasave të 9-ta drejt arsimit profesional dhe Shkollës “Beqir Çela”.

# une zgjedh arsimin profesional

# une zgjedh shkollen beqir cela

# per nje te ardhme me te mire